Sot bëhen 22 vite nga masakra e Reçakut

Më 15 janar të vitit 1999, në Reçak u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Në atë kohë, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar opinionin ndërkombëtar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë mision ushtarak kundër Serbisë. Sot, figura […]

Turqia nis përdorimin e vaksinës kineze kundër Covid-19

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac kundër Covid-19. Bërja publike e vaksinimit nga ana e Erdoganit, së bashku me disa nga anëtarët e partisë së tij në pushtet, do të ndihmonte në shuarjen e skepticizmit publik mbi vaksinën, njoftoi transmetuesi shtetëror TRT. Më shumë se 250,000 njerëz kanë marrë tashmë […]

Hoti paralajmëron krijimin e Fondit Emergjent për dëmet nga vërshimet

Qeveria në detyrë e Kosovës do të diskutoj nesër për formimin e Fondit Emergjent për të ndihmuar të dëmtuarit nga vërshimet pas reshjeve të borës dhe shiut. Përmes një takimi virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, Hoti ka theksuar se duhet të formohen sa më shpejt komisionet komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve […]

Në prag të inaugurimit të Biden, masa të rrepta të sigurisë në Uashington

Më pak se një javë kanë mbetur deri në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokrati Joe Biden do të inaugurohet president më 20 janar. Gjashtë ditë para kësaj date, autoritetet në Uashington kanë nisur zbatimin e masave të rrepta të sigurisë. Dhjetëra mijëra forca të Gardës Kombëtare nga disa […]

Origjina e koronavirusit: Ekspertët arrijnë në Wuhan për të hulumtuar

Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë arritur në qytetin kinez të Wuhanit për të hulumtuar rreth origjinës së koronavirusit. Një grup prej 10 shkenctarëve do të mbyllen për dy javë në karantinë para se të fillojnë me hulumtimet e tyre nëpër institute, spitale dhe në tregun e ushqimit të detit ku mendohet se ka […]

KQZ hap aplikimin për votuesit përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur periudhën e aplikimit dhe regjistrimit për votuesit që do të votojnë përmes postës në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë. Përmes një njoftimi, KQZ ka bërë të ditur se kjo periudhë e aplikimit do të jetë e hapur nga sot, 13 deri më 21 janar. Ndërsa, dje KQZ miratoi […]

Mbi 70% e votuesve amerikanë mendojnë se demokracia po kërcënohet

Pas protestës së dhunshme në ndërtesën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, një pjesë e madhe e votuesve amerikanë mendojnë se demokracia në vend është vënë nën kërcënim. Një sondazh nga Universiteti Quinnipiac ka treguar se  se një numër i madh votuesish republikanë dhe demokratë besonin se demokracia është nën kërcënim, 77% dhe 76% respektivisht, […]

Komuna e Prishtinës jep detaje rreth parkingjeve publike

Përmes një konference prezantuese, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka dhënë detaje për fillimin e projektit të menaxhimit të parkingjeve publike. “Nga nesër do të fillojmë zbatimin e pagesës për çdo makinë në hapësira që janë të shënjuara në rrugë. Nga nesër po ashtu fillon fushata një javore vetëdijësuese në krejt qytetin,” ka thënë Ahmeti, […]

Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës rritet për 1 metër

Pas reshjeve të fundit të borës dhe shiut, niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është rritur për 1 metër. Kështu ka njoftuar zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku. “Çdo 30 minuta kemi ngritje të nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës prej 20 centimetra. Ardhjet në këtë liqen janë shumë të larta, shpresojmë të […]

Demokratët me rezolutë për gjykimin e Trumpit

Demokratët që udhëheqin Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar një rezolutë për gjykimin e presidentit në largim Donald Trump. Përmes kësaj rezolute, që njihet edhe si procedura impeachment, Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” në lidhje me protestën e javës së kaluar ku protstuesit u futën brenda Kongresit amerikan. Paraprakisht, Trump kishte […]