Biden shumë afër fitores

Demokrati Joe Biden i është afruar fitores në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në garën për t’i arritur 270 vota elektorale, Biden prin me 253 derisa republikani Donald Trump ka 213. Numërimi i votave po vazhdon në disa prej shteteve të cilat do të përcaktojnë fituesin. Tani për tani, Biden është duke […]
Dy ditë pas zgjedhjeve në SHBA, nuk mund të parashikohet fituesi

Numërimi i votave nga zgjedhjet presidenciale po vazhdon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani, vazhdon të jetë në epërsi demokrati Joe Biden me 253 vota elektorale, derisa republikani Donald Trump ka 213. Gara ende mbetet e ngushtë pasi nuk janë numëruar të gjitha votat në shtetet Nevada, Pennsylvania, Georgia, Wisconsin dhe Arizona. […]
Dhomat e Specializuara konfirmojnë aktakuzën ndaj Kadri Veselit

Është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale ndaj liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Përmes një njoftimi, PDK ka bërë me dije se Veseli është informuar dje rreth konfirmimi të aktakuzës kundër tij. “Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër […]
Garë e ngushtë për fituesin në ‘zgjedhjet historike’ në SHBA

Numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara vazhdon të tregoj për një dieferencë të ngushtë mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden. Ende po numërohen votat në shtetet vendimtare të cilat do të tregojnë se kush fiton garën. Deri më tani, nga 270 vota elektorale që janë për tu fituar, Biden prin […]
Jakup Krasniqi mund të dërgohet sot në Hagë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të dërgohet sot në Hagë. Gjatë ditës, forcat e EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Krasniqit në Prishtinë derisa është raportuar që prezencë të EULEX-it ka patur edhe në oborrin e shtëpisë së tij në Drenas. Avokati mbrojtës Valon Hasani ka thënë se Krasniqi mund të dërgohet sot […]
Birrë dhe tendosje gjatë natës në Shtëpinë e Bardhë

Gjatë mbrëmjes së martë atmosfera brenda Shtëpisë së Bardhë ishte e tendosur, në pritje të rezultateve nga zgjedhjet presidenciale. Stafi i Presidentit Donald Trump, dhe zyrtarët e fushatës zgjedhore, kishin qëndruar gjatë pothuajse gjithë natës brenda Shtëpisë së Bardhë për të përcjellë procesin e rezultateve. Krejt çka ata mund të bënin ishite të pinin alkool […]
Forcat e EULEX-it futen në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Forcat e EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Gjatë mëngjesit të sotëm është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, selia në Hagë, se në Kosovë po zhvillohen operaciane nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Radio Evropa e Lirë ka raportuar se një […]
Kërkohet trafik urban falas për muajt e dimrit

Trafiku urban në Prishtinë të jetë falas për muajt e dimrit, është propozimi që Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë si mënyrë për të pakësuar ndotjen e ajrit në kryeqytet. “Do të angazhohemi që ky propozim të shkojë në Kuvendin Komunal dhe nga kjo konferencë kërkojmë mbështetjen e asamblistëve”, ka thënë asambleisti i PDK-së, Ilir […]
Vendet evropiane me masa të reja kundër koronavirusit

Shtetet e mëdha të Evropës po i rikthejnë disa nga masat kundër përhapjes së koronavirusit. Numri në rritje i të infektuarve ka bërë që Franca të vendos masa të rrepta të cilat do të fillojnë të zbatohen nga dita e premte. Francezët do të lejohen të dalin jashtë shtëpive vetëm për punët e tyre esenciale […]
Sulm me thikë në Nice të Francës, tre të vdekur dhe disa të lënduar

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas një sulmi me thikë në qytetin Nice në jug të Francës. Siç transmeton France 24, sulmi ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në një kishë në qendër të qytetit Nice. Rreth orës 9 të mëngjesit një mashkull ka sulmuar me thikë duke vrarë tre […]