Në Serbi votohet qeveria e re

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka marrë pothuajse të gjitha votat e deputetëve të parlamentit në votimin për qeverinë e re. Ishin 227 vota për dhe pesë kundër të cilat i dhanë legjitimitet qeverisë së re të kryeministres Bërnabiq. Kabineti i ri do të ketë 21 ministri dhe dy ministra pa portofol. “Qeveria e re do […]

Ministri Zemaj paralajmëron masa të reja anti-Covid në Prishtinë

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga Covid-19 në Prishtinë, është paralajmëruar se do të ketë masa të reja “në veçanti” për kryeqytetin. Pas takimit ndërmjet Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, ky i fundit ka thënë se së shpejti do të prezantohen masat e reja kundër […]

Këtë javë ‘mbahet takimi’ në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë

Takimi i radhës i i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh pritet të mbahet këtë të enjte në Bruksel. Kështu raporton Radio Evropa e Lirë duke iu referuar burimeve të saja, derisa pritet që temë e diskutimeve të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve, tema për të cilat ishte diskutuar edhe […]

Infektim vullnetar me koronavirus si provë për vaksinë

Qeveria e Britanisë së Madhe po mendon të infektoj vullnetarë me koronavirus si mundësi për të arritur më shpejt të gjetja e vaksinës kundër pandemisë së Covid-19. Gjatë javës së kaluar, qeveria njoftoi se planifikon të fillojë provat e ashtuquajtura ‘sfidë njerëzore’ – duke infektuar qëllimisht vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm me virusin për […]

Hoti nuk e mendon shkarkimin e ministres Bajrami

Kryeministri Avdullah Hoti nuk e konsideron shkarkimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, pas skandalit të zhdukjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për media, Hoti ka përkrahur punën e ministres. “Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë […]

Amerikanët frikësohen për dhunë pas zgjedhjeve, tregon anketa

Pothuajse treçereku i amerikanëve janë të brengosur dhe kanë frikë se mund të ketë protesta dhe dhunë pas ditës së zgjedhjeve për president në Shtetet e Bashkuara. Një anketë e bërë nga gazeta The Independent ka treguar se 72 përqind e të anketurave kanë thënë se ndjehen të brengosur se mund të ketë dhunë pas […]

Kapet sasia më e madhe e drogës në Paraguaj

Në Paraguaj është kapur një sasi rekorde prej 2.3 ton drogë e llojit kokainë të fshehur në një anije transportuese qymyri e destinuar për në Izrael. Policia ka njoftuar se kjo është sasia më e madhe e drogës kapur ndonjëherë në këtë vend të Amerikës Latine. Vlera e drogës së kapur është llogaritur të jetë […]

Arrestohet një person për transferimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës

Një person është arrestuar dhe dy janë në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të transferimit të një shume prej 2 milionë euro nga Thesari i Kosovës. Rasti ka ndodhur më 9 tetor të këtij viti, derisa arrestimi është bërë gjatë mbrëmjes së martë. Personi i arrestuar ka inicialet L.G. të cilit i është […]

Kufijtë detarë, Greqia dhe Shqipëria i drejtohen Hagës

Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së kufijve detarë. “Do i drejtohemi drejtësiëë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “I”, në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”, ka njoftuar Kryeministri shqiptar Edi Rama pas takimit me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Siç transmeton Zëri i […]

Rusia me zyre të mbrojtjes në Serbi

Në Serbi kanë nisur procedurat e hapjes së një zyre përfaqësuese të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Sipas njoftimit nga institucionet serbe, thuhet se ky veprim është në përputhje me një marrëveshje midis Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Rusisë. Më tutje, siç transmeton Radio Evropa e Lirë, në njoftim theksohet se “”qëllimi i krijimit të […]