Miratohen masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim të ri në lidhje me masat parandaluese ndaj përhapjes së Covid-19. Në njoftim thuhet se “pas analizës së situatës epidemiologjike në vend, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pranuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ndërmarrjen e masave të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes […]
Shtetësia shqiptare: Kosovarët duhet të vërtetojnë prejardhjen ‘deri në vijën e tretë’

Për të fituar shtetësinë e Republikës së Shqipërisë, personat që asnjëherë nuk e kanë pasur atë duhet të vërtetojnë prejardhjen nga Shqipëria, deri në ‘vijën e tretë’ të origjinës. Komisioni i Ligjeve në Shqipëri ka miratuar nen për nen projektligjin për “Shtetësinë”, i cili ka zgjeruar mënyrat e fitimit të shtetësisë të cilat ndryshojnë në […]
Kosovarët vazhdojnë fuqishëm t’i besojnë lidershipit të SHBA-ve

Imazhi i Shteteve të Bashkuara në botë vazhdon të jetë i ulët nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, derisa pajtueshmëria me lidershipin e administratës vazhdon të jetë më e ulët sesa që ishte gjatë drejtimit të dy presidentëve të mëparshëm. Raporti më i ri nga Gallup tregon se gjatë vitit 2019 shkalla e pajtueshmërisë me […]
Ndryshon orari i kufizimit të lëvizjes, priten masa tjera kundër virusit

Është ndryshuar orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët e disa komunave të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga data 28 korrik, kufizimi të jetë nga ora 22:30 deri në orën 05:00. Siç transmeton Klan Kosova, kjo do të vlejë për komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë […]
Qeveria kërkon nga Apple t’i njohë kufijtë e Kosovës

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë Apple t’ia njohë kufijtë shtetëror. Përmes një letre, ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga drejtori i Apple, Tim Cook, që të përfshijë në hartën e vet shtetin e Kosovës me kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht. Në letrën e saj, Haradinaj-Stublla ka përmendur faktin se pavarësia e Kosovës në […]
Sot mund të vendoset për masa të reja kundër virusit

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Avdullah Hoti do të realizoj një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës në lidhje me masat parandaluese kundër koronavirusit. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar se takimi do të zhvillohet në ora 13:00, transmeton Koha.net. Derisa në qeveri po presin për rekomandime […]
Mbi 70 gazetarë japin dorëheqje në Hungari

Gazëtarë dhe pjesëtarë të stafit të webfaqes së lajmeve Index, në Hungari, kanë lëshuar punën duke akuzuar qeverinë se ka bërë përpjekje për të shkatërruar këtë medium. Index.hu është media e fundit e pavarur në Hungari dhe kryeredaktori i saj, Szabolcs Dull, është shkarkuar të martën, pas një mosmarrëveshjeje midis menaxhmentit dhe stafit editorial për […]
Certifikohen rezultatet në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët me 32 deputetë

Në Maqedoninë e Veriut janë certifikuar rezultatet nga zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Kështu, koalicioni i LSDM-së ka fituar 46 mandate; koalicioni i VMRO DPMNE-së fitoi 44; BDI fitoi 15 mandate; koalicioni ASH-AAA fitoi 12 mandate; E majta ka fituar 2; dhe PDSH 1. Gjatë mandatit të ri katër vjeçar do të ketë gjithsej 32 […]
Kuvendi miratoi pesë marrëveshje ndërkombëtare

Në Kuvendin e Kosovës sot janë miratuar pesë marrëveshje ndërkombëtare financiare përmes të cilave parashihet që vendi të pranoj rreth 50 milionë euro. Miratimin e këtyre marrëveshjeve e ka përgëzuar Ministrja e Finanacave, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se marrëveshjet do të shtyjnë përpara procesin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit. Një nga miratimet e […]
UNDP i dorëzon Kosovës 41 mijë testime për Covid-19

Financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Qeveria e Austrisë, është bërë e mundur që Kosovës t’i dhurohen 41 mijë komplete testimi për Covid-19. Përmes njoftimit të UNDP, është bërë me dije se kjo është bërë e mundur nga marrëveshja “në vlerë të përgjithshme prej 1 milion EUR, gjysma e së cilës […]