Haradinaj: Hoti s’ka të drejtë me mbajt Kosovën në proces pakufi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar veprimin e Kryeministrit Avdullah Hoti në përzgjedhjen e Skender Hysenit si koordinator shtetëror në doialogun me Serbinë. Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeveritar, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për veprimin e Hotit, derisa ka shtuar se çështja e dialogut nuk mund […]

Qeveria themelon grup punues për Vetingun

Qeveria e Kosovës ka votuar sot për themelimin e një grupi punues i cili do të përgatis një raport mbi reformën në sistemin e drejtësisë. Kryeministri Avdullah Hoti tha se se ky grup është gjithëpërfshirës, dhe në te janë “të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë, përfshirë partnerët tanë strategjikë”. “Deri në muajin tetor ky […]

Prova e vaksinës kundër koronavirusit jep shpresë

Një vaksinë e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, ka dhënë shpresë për rezultate të mira kundër koronavirusit. Testimi i saj, i cili ka përfshirë rreth 1,077 njerëz, ka treguar se pas injektimit, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin. “Jemi vërtet të kënaqur me […]

Javën tjetër rifillon puna në njësitë e patentë shoferëve

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që nga java e ardhshme të lejoj rifillimin e punës për autoshkollat dhe t’u mundësoj gjithë kandidatëve mbajtjen e testit teorik dhe praktik për patentë shofer. Përmes një njoftimi, ministria ka dhënë edhe detajet rreth masave që duhen zbatuar për gjithë ata që do të angazhohen në mbajtjen e orëve […]

Gërxhaliu: Vendit i duhet një infuzion prej 1 miliard e 400 milionë euro

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është i domosdoshëm një infuzion financiar, në ekonominë e vendit, për t’i rikthyer qytetarëve besimin e humbur. “Nëse nuk do të ketë rritje të konsumit atëherë vërtet rimëkëmbja do të jetë shumë e vështirë por definitivisht është koha kur duhet të kalkulohet dhe të hulumtohen mundësitë […]

Italia e fut Kosovën në “vendet e rrezikshme” nga pandemia

Italia ka vendosur të ndalojë hyrjen në vend të personave që vijnë nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Përmes një njoftimi në Twitter, Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka njoftuar se hyrja në Itali e personave nga këto vende të Ballkanit është e ndaluar, derisa kjo vlen edhe për personat që kanë vizituar […]

McAllister: Shpresoj të binden shtetet që kanë rezerva për liberalizimin e vizave

Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe ka votën time për të ndodhur liberalizimi i vizave për qytetarët e saj, është shprehur David James McAllister, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. “Fatkeqësisht, ka disa shtete anëtare që ende e bllokojnë këtë, dhe unë e kuptoj zhgënjimin në Prishtinë, Kosovë dhe […]

Rukiqi: Rishikimi i buxhetit është vendimtar për shpëtimin e ekonomisë

Java e ardhshme është vendimtare për të shpëtuar ekonominë e vendit, thotë Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Berat Rukiqi ka kujtuar se nuk janë implementuar në tërësi masat për përkrahjen e biznesit gjatë tërë kohës prej kur pandemia nisi përhapjen gjatë muajit mars në Kosovë. “Java tjetër është vendimtare […]

Nga sot Austria ndalon fluturimet me Kosovën

Nga dita e mërkurë, 15 korrik, Austria ka paralajmëruar ndalimin e fluturimeve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndalimi vlen për fluturimet nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti. Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, ndalesa do të jetë në fuqi deri më 31 korrik. […]

Maqedoni e Veriut, nis votimi në zgjedhjet parlamentare

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur votimi për zgjedhjen e përfaqësuesve në përbërjen e re të Kuvendit. Këto zgjedhje po mbahen nën masat e rrepta kundër përhapjes së pandemisë, derisa dy ditë më parë kanë votuar edhe personat e izoluar dhe ata të prekur nga Covid-19. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, procesi i votimit ka […]