Nisin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, votimet mbahen tre ditë

Sot ka nisur votimi në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë. Këtë herë, do të ketë tre ditë rresht votim, si pasojë e gjendjes së përhapjes së pandemisë dhe rrespektimin të masave kundër saj. Siç transmeton Alsat M, votimi sot fillon pikërisht me personat me Covid-19 dhe në […]
Policia do të ndëshkoj qytetarët që nuk mbajnë maska

Nga sot, Policia e Kosovës do të ndëshkoj personat që në vendet publike nuk mbajnë maska si mjet parandalues ndaj përhapjes së koronavirusit. Mbajtjen e maskave nga ana e qytetarëve në terren po e mbikëqyr edhe Inspektorati komunal i Prishtinës. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj […]
Në Tiranë përurohet Memoriali për Holokaustin

Memoriali i parë në Tiranë për holokaustin është përuruar gjatë mëngjesit të sotëm. Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila ka thënë se një memorial të këtillë nuk e kanë shumë vende në botë. ”Nuk mendoj që ka shumë vende dhe shumë popuj në botë që të kenë […]
Dogana dhe ATK-ja shënojnë rënie në grumbullimin e të hyrave

Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, këtë vit është shënuar rënie në grumbullimin e të hyrave nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, Dogana ka grumbulluar 493 milionë euro, që janë 58 milionë euro më pak se gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar. Ndërsa ATK-ja […]
Pamje nga protestat e dhunshme në Beograd dhe Novi Sad

Gjatë mbrëmjes së mërkurë, protestuesit janë përleshur me policinë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dhe në qytetin Novi Sad, pas kërkesës së qeverisë që të rikthej masat e karantinës kundër koronavirusit. Forca të armatosura të policisë, me kuaj dhe qenë, janë përballur me protestuesit, derisa është përdorur edhe gazi lotësjellës. Në Novi Sad, siç raporton […]
Vdes Alex Pullin, dy herë kampioni botëror në snowboard

Ka vdekur Alex Pullin, dy herë kampion i botës në snowboard. Pullin, 32 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në plazhin Gold Coast në Queensland të Australisë. Siç raportojnë mediat e huaja, australiani kishte qenë duke zënë peshqi nën ujë (spearfishing), derisa nuk ka qenë i pajisur me maskë oksigjeni. Një peshkatar e kishte gjetur […]
Protesta dhe përleshje në Beograd kundër orës policore

Të martën mbrëma në Beograd ka patur protesta dhe përleshje ndërmjet protestuesve dhe policisë, pas paralajmërimit për vendosjen e orës policore. Ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai që paralajmëroi rikthimin e orës policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Kjo nxiti protesta në kryeqytetin serb. Protestuesit, mbi 1,000 […]
Rukiqi: Pandemia mund të çoj në humbjen e 10 mijë vendeve të punës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se vazhdimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit, dhe pasojat nga masat kundër tij, mund të çojnë në humbjen e 10 mijë vendeve të punës në Kosovë. “Kemi analiza të ndryshme që Kosova të ketë një tkurrje ekonomike prej 5 për qind, ndërsa humbja e […]
Franca mbështet procesin e dialogut, nuk jep premtim për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në Paris. Gjatë takimit është folur për disa tema, përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe liberalizimin e vizave. Por, në njoftimin e Hotit përmes rrjetit social Facebook, nuk është thënë nëse nga Macron është dhënë ndonjë premtim […]
Lajçak viziton Berlinin para ‘rifillimit të dialogut’ këtë fundjavë

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime në Berlin duke diskutuar për rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi që pritet të ndodh këtë fundjavë. Përmes rrjeteve sociale, Lajçak ka njoftuar se ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kryediplomatin Heiko Maas dhe këshilltarin e Merkelit për Politikë të Jashtme, Jan Hecker. […]