Nesër pritet lehtësimi i masave anti-COVID në Kosovë

Të enjten pritet të bëhet rishqyrtimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit në Kosovë dhe pritet të ketë lehtësim të tyre. Siç transmeton KOHA, rekomandimi për zbutjen e masave do të bëhet gjatë mbledhjes së të enjtes të Komitetit për menaxhimin e pandemisë. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi është takuar me abasadoren e Maqedonisë […]

Disa vende në Evropë kanë filluar largimin e masave kundër Covid-19

Qeveria në Danimarkë ka bërë të ditur se nga 1 shkurti në vend më nuk do të ketë masa kufizuese në mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit. Ngjashëm me shtetin danez, vende të tjera evropiane kanë filluar dhe paralajmëruar lehtësimin e masave. Nga e premtja qytetarët në Barcelonë filluan të hyjnë brenda restoranteve, bareve dhe palestrave […]

Erdogan paralajmëron mediat për përmbajtjet ‘kundër kulturës kombëtare’

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar ndëshkime për mediat që transmetojnë përmbajtje që, siç tha ai, do të dëmtonin vlerat e shtetit turk. Presidenti turk nuk ka shpjeguar konkretisht se çfarë do të përbënte përmbajtje e dëmshme, por tha se do të ndërmerren veprime ligjore kundër “aktiviteteve të hapura ose të fshehta përmes mediave […]

Moska vendos sanksione ndaj zyrtarëve të BE-së

Në listën e zezë të Rusisë janë futur edhe disa zyrtarë të lartë evropianë, në përgjigje të sanksioneve që Bashkimi Evropian vendosi ndaj shtetit rus. Moska zyrtare akuzoi Evropën për një “politikë të paligjshme, shkatërruese dhe të pakuptimtë të kufizimeve të njëanshme kundër Rusisë”, transmeton REL. Ndalimet e hyrjes duket se janë të lidhura me […]

Distria Krasniqi e artë në Grand Prix të Portugalisë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali. Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz. Federata e Xhudos njoftoi të premten se Krasniqi në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari dhe tri denime për Ippon francezen, […]

Osmani: Shpresoj të arrijmë zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se cikli i ri i bisedimeve me Bullgarinë pritet të jetë më i dinamizuar se në të kaluarën. Osmani deklaroi kështu pas mbledhjes ndërqeveritare në Sofje e cila u mbajt pas tre zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Bullgari. “Do të mësojmë nga gabimet […]

Peci: Rreth 20 milionë euro në vit janë abuzuar në Ministrinë e Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar të enjten se gjatë viteve të kaluara në Ministrinë e Bujqësisë janë abuzuar në vit rreth 20 milionë euro. “Mbi bazën e një matrikse që organet e rendit dhe ndjekjes e kanë ndërmarrë, është një vlerësim që diku 15-20 milionë euro në vit janë abuzuar në Ministrinë e […]

SHBA nuk iu përgjigj shqetësimeve kryesore të Moskës, thotë Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk iu përgjigjën shqetësimeve kryesore të Moskës në lidhje me krizën e fundit në raport me Ukrainën. Megjithatë, Lavrov tha se përgjigjet japin shpresë për fillimin e një dialogu serioz, por vetëm për çështjet dytësore dhe jo për ato themelore, transmeton VOA. […]

Deputetja ukrainase Friz falënderon Kosovën

Deputetja ukrainase, Iryna Friz, ka falënderuar Kosovën për mbështetje në kohën kur vendi i saj po përballet me rrezikun e luftës nga Rusia. Duke shpërndarë postimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në përkrahje të Ukrainës, deputetja Friz ka bërë thirrje që të krijohen marrëdhënie zyrtare me shtetin e Kosovës. “Faleminderit shumë miqve tanë nga […]

Opozita bëhet njëzëri kundër shtrenjtimit të energjisë

PDK, LDK dhe AAK janë bërë bashkë për të kundërshtuar Qeverinë në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Të mërkurën, në Kuvendin e Kosovës dështoi të miratohet rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Vetëm 30 deputetë morrën pjesë në votim, duke mos ofruar kuorumin e mjaftueshëm. Pas kësaj, përfaqësuesit e tri partive kryesore […]