Kryeministri polak kërkon nga Gjermania anulimin e tubacionit të gazit rus

“Gjermania të anulon përfundimisht ndërtimin e tubacionit të gazit Nord Stream 2 sepse në këtë mënyrë vetëm po i mundësojmë përfitime të reja financiare Rusisë, të cilat Putini po i shfrytëzon për të grumbulluar edhe më shumë armatim,” ka deklaruar kryeministri polak Mateusz Morawiecki. Siç raporton gazeta Bild, kryeministri polak këtë thirrje përpos kancelares në […]

E dyshuar për terrorizëm, në Milano arrestohet 19 vjeçarja me prejardhje nga Kosova

Një 19 vjeçare me prejardhje nga Kosova është arrestuar të mërkurën në Milano të Italisë nën akuzat për terrorizëm. Mediat italiane shkruajnë se ajo ishte radikalizuar në moshën 16 vjeçare dhe ishte një mbështetëse e përkushtuar e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë. Mediat e identifikuan të arrestuarën si Bleona Tafallari, e lindur në Kosovë, […]

Kurti për LVV-në: Jemi rritur dhe kemi defekte organizative

Lëvizja Vetëvendosje është rritur tej mase dhe për këtë ka defekte strukturore, ka thënë kryetari i kësaj partie dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. “Nuk kemi struktura që i përgjigjen madhësisë. Ka defekte të brendshme” ka thënë Kurti të martën, transmeton Koha.net. Gjatë konferencës për prezantimin e ministrit të ri të shëndetësisë, Kurti iu përgjigj […]

Rifat Latifi emrërohet Ministër i Shëndetësisë në Kosovë

Ministër i Shëndetësisë në Kosovë nga sot është mjeku shqiptaro-amerikan Rifat Latifi. Ai është prezantuar sot gjatë një konference për gazetarë bashkë me Kryeministrin Albin Kurti. “Unë premtoj se ekipi im dhe unë do të angazhohemi me gjithë qenien që në mënyrë afatgjate të ngrisim standardet mjekësore, duke ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjithë […]

Lutfi Haziri humbet zgjedhjet në Gjilan

Në garën për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.03 për qind të votave. Ndërsa, kryetari i deritanishëm Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike ka arritur të fitoj 48.97 për qind të votave. Pas shpalljes së rezultateve, Hyseni ka thënë se premtimet e tija janë të realizueshme. “Qeverisja jonë është gjithëpërfshirëse e […]

Voton Presidentja Osmani: ‘Votoni për një jetë më të mirë’

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka votuar gjatë mesditës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahet të dielën në Kosovë.   Pas votimit, Osmani u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për “një jetë më të mirë”. “Sot është një ditë e rëndësishme dhe është me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi […]

Në ditën e votimeve, përshëndeten nga afër Vitia dhe Rama

Dy kundërshtarët në balotazhin për Prishtinën janë takuar gjatë ditës së dielë kur kryeqytetasit po vendosin për njërin prej tyre. Kandidati për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia dhe ai nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, janë parë duke u përshëndetur në një nga sheshet e kryeqytetit. Klan Kosova ka sjellë një fotografi nga […]

Dy javë samit në Glasgow: Arrihet një marrëveshje për klimën

Liderët e shteteve pjesëmarrëse në Samitin e OKB-së për ndryshimet e klimës kanë arritur një marrëveshje të shtunën në Glasgow të Skocisë. Pas dy javë negociata, liderët janë pajtuar për një “dhënie fund gradualisht” të energjisë së prodhuar nga qymyri. Formulimi i premtimit në këtë marrevshje është kritikuar shumë, pasi u ndryshua nga “heqja dorë” […]

BE-ja po monitoron zgjedhjet në Kosovë përmes vëzhguesve të saj

Dhjetra vëzhgues të Bashkimit Evropian po monitorojnë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë që po mbahet gjatë ditës së dielë. Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë, Lukas Mandl, u tha gazetarëve se janë 62 vëzhgues të BE-së që po përcjellin nga afër raundin e balotazhit. “Inkurajoj qytetarët […]

Zgjedhjet në Kosovë: Dalje e ulët në votime gjatë paradites

Gjatë paradites së dielë, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë dal për të votuar një përqindje jo e lartë e qytetarëve. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në ora 11:00 kanë votuar 7.13 për qind të qytetarëve me të drejtë vote. Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë raund zgjedhjesh kanë […]