ShSKUK: 211 pacientë po trajtohen nga Covid-19

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjthshme po trajtohen 211 pacientë të prekur me koronavirusin. Në raportin e fundit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bëhet e ditur se 4 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 146 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Klinika e […]

Konfirmohen 10 mijë vaksina që Kroacia i dhuron Kosovës

Kroacia e ka konfirmuar ndihmën për Kosovën me vaksina kundër Covid-19. Përmes një takimi ndërmjet Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq, është zyrtarizuar ndihma e premtuar në fillim të muajit. “Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, në përkrahje të Republikës së […]

Dita e Presidentit në Kosovë: Osmani takon ish-presidentët

Në Kosovë sot shënohet Dita e Presidentit dhe me këtë rast Presidentja Vjosa Osmani është takuar me tre ish-presidentë të vendit. Osmani bashkë me Fatmir Sejdiun, Behgjet Pacollin dhe Atifete Jahjagan kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.   “Zgjedhjet e para presidenciale të 24 majit të vitit 1992, shënuan themelimin e institucioneve […]

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një zyrtare të BE-së në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër një zyrtare të Bashkimit Evropian në Kosovë që dyshohet se ka keqpërdorur fonde në vlerë miliona euro. Nuk janë dhënë detaje nga Prokuroria, derisa KOHA raporton se bëhet fjalë për dyshime të keqpërdorimit të fondeve në vlerë prej 3 deri 4 milionë eurosh nga e pandehura A.N.. […]

Fillon armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës

Mëngjesin e së premtes ka nisur armëpushimi në konfliktin mes militantëve palestinez të Hamasit dhe Izraelit. Presidenti amerikan Joe Biden tha se armëpshimi sjell “mundësi të vërtetë” për progres. Në sulmet me raketa nga të dy palët, gjatë 11 ditëve të luftimeve raportohet për 240 persona të vdekur, shumica prej tyre në Gaza. Siç transmeton […]

Hoxhaj: Kthimi i ambasadorëve është suspendim i politikës së jashtme

Vendimin e qeverisë për lirimin nga detyra të disa ambasadorëve të Kosovës në botë, drejtuesi i PDK-së Enver Hoxhaj e ka vlerësuar si ‘suspendim të politikës së jashtme’. “Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme”, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të […]

Ngjela: SHBA goditën krimin e Berishës, “prisni dhe shikoni”

Shpalljen si person i padëshiruar të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara, avokati shqiptar Spartak Ngjela e ka vlerësuar si sinjal të parë antikorrupsion që do të vazhdoj “deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve”. “Shqipëria po hyn tani me vrull historik në epokën vertetë të historisë së saj perëndimore dhe, njëherësh, edhe të zhvillimit […]

Vendimi i SHBA për Berishën; Top Channel: “Fundi i një shpifësi”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur të padëshiruar dhe i kanë ndaluar hyrjen në vend ish-presidentit dhe ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.   “Veprimet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha e kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Publikisht, unë e përcaktoj Berishën dhe anëtarët e drejtpërdrejtë të familjes së tij si të  papranueshëm për […]

Izraeli lëshon raketa drejt Libanit

Izraeli ka sulmuar me raketa disa objektiva në territorin e Libanit pasi më herët nga ky territor ishin lëshuar katër raketa drejt hapësirave izraelite. Ndërkohë, luftimet mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza kanë vazhduar përkundër thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se sulmet ushtarake në Gaza do të vazhdojnë […]

Lirohet nga detyra ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, është liruar nga detyra përmes një vendimi të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Në dekretin e presidencës, publikuar nga gazeta Express, tregohet për vendimin e nënshkruar më datë 19 maj. Cufaj ka kryer detyrën e ambasadorit nga qershori i vitit 2018.