Lady Gaga do të këndoj himnin në inaugurimin e Joe Biden

Lady Gaga do të jetë këngëtarja e cila do të këndoj himnin amerikan gjatë ceremonisë së inaugurimit president të Joe Biden dhe zëvendëses së tij Kamala Harris. Komiteti i inagurimit të Biden-Harris e ka konfirmuar për revistën Variety se Gaga do të jetë ajo që do të performoj himnin “The Star Spangled Banner” gjatë ceremonisë […]
Novi Sadi është kryeqyteti evropian i kulturës për vitin 2021

Qyteti serb i Novi Sadit gjatë gjithë vitit 2021 do ta ketë privilegjin të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Ky titull, i hap dyer të reja dhe mundësi zhvillimi qytetit në veri të Serbisë, i cili njihet për aktivitete të shumta kulturore përfshirë festivalin e muzikës Exit Festival. Serbë, hungarezë, sllovakë, kroatë, rumunë, malazezë, romë […]
Iggy Pop me këngë për Covid-19, “Dirty Little Virus”

Iggy Pop ka lëshuar një këngë që i dedikohet pandemisë së Covid-19. “Dirty Little Virus” quhet kënga, teksti i të cilës flet për virusin Covid-19. Ajo është shkruar bashkë me Leron Thomas. “Kam shkruar diçka direkte, jo diçka shumë emocionale apo të thellë – diçka më shumë si gazetari,” ka thënë Pop rreth tekstit të […]
Ky është traileri për dokumentarin e Billie Eilish

Është lëshuar traileri i parë i plotë për dokumentarin e shumëpritur të këngëtares Billie Eilish. ‘Billie Eilish: The World’s A Little Blurry’ do të lëshohet gjatë muajit shkurt nëpër platforma online dhe në kinema. Dokumentari ka regjisor R.J. Cutler derisa është prodhuar në bashkëpunim me Interscope Records.
Këto janë 10 videot më të shikuara gjatë vitit në Britani

Zhanri rep dominon në dhjetë videot më të shikuara gjatë vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar. Lista e publikuar nga YouTube ka treguar se videoja e këngës ‘Life Is Good’ nga Future dhe Drake ka qenë më e shikuara me 1.3 miliardë shikime. Në vendin e dytë është radhitur Tekashi 6ix9ine me ‘GOOBA’ me gjithsej […]
Ozzy Osbourne i frikësohet koronavirusit, ‘mund të më mbyt’

Këngëtari anglez, Ozzy Osbourne, ka treguar se i frikësohet koronavirusit dhe se do të ishte e rrezikshme për te nëse infektohet. Legjenda e rokut, tani 71 vjeçar, ka folur rreth shëndetit të tij pas disa problemeve që ka pasur në vitet e fundit. “Unë kam [sëmundjen] emphysema, kështu që, nëse prekem nga virusi, do ta […]
Vdes ikona e këngës qytetare, këngëtari Ismet Peja

Ka vdekur në moshën 83 vjeçare një nga zërat më të mirënjohur të muzikës së vjetër qytetare shqiptare, këngëtari Ismet Peja. I lindur më 27 Prill të vitit 1937 në Gjakovë, Peja do të mbahet mend për shumë këngë të cilat i këndoi gjatë karrierës së tij, përfshirë ‘Robi Plaket Kur Don Vetë’, ‘Kënga e […]
Festivali ION shpalos emrat për edicionin 2021

Një nga festivalet më të mëdha të muzikës elektronike në regjion do të mbahet vitin e ardhshëm në jug të Shqipërisë. ION Festival, i cili edicionin e vitit që po lëmë pas nuk mundi ta mbaj për shkak të pandemisë, tani e ka publikuar listën me emrat e muzicientëve që do të jenë pjesë e […]
Snoop Dogg paralajmëron albumin e ri

‘Take It From A G’ quhet albumi i ri që Snoop Dogg do të nxjerr gjatë muajit dhjetor. Reperi e dha lajmin përmes faqes në Instagram. Ky është albumi i radhës që Dogg lëshon pas ‘I Wanna Thank Me’ që lëshoi vitin e kaluar.
Vdes José Padilla, DJ-i i njohur për kompilacionin Café del Mar

Ka vdekur në moshën 64 vjeçare DJ-i spanjoll José Padilla i njohur si një nga pionerët e zhanrit chillout. Në faqen e tij në Facebook u dha lajmi se Padilla ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së dielë derisa ishte në gjumë në ishullin Ibiza. Ai kishte vuajtur nga kanceri në zorrë. Padilla lindi në Girona […]