Industria e muzikës ‘bojkoton’ ditën e martë si protestë ndaj vdekjes së George Floyd

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së martë nuk do të ketë angazhime nëpër kompanitë e mëdha muzikore, si protestë ndaj vdekjes së George Floyd. Vdekja e afrikano-amerikanit 46 vjeçar ndodhi javën e kaluar pasi një polic i bardhë i vendosi këmbën mbi qafë për disa minuta, derisa ai vdiq. Polici në Minneapolis, […]
Defy Them bënë bashkë artistët e zhanrit metal gjatë izolimit

Qendra e muzikës rok dhe metal, Defy Them, ka realizuar një video ku paraqiten 18 muzikantë kryesisht të zhanrit metal të cilët bëhen bashkë nga izolimi gjatë pandemisë për të krijuar këngën e cila thërret botën të rifillojë. ‘Reset The World’ është emri i këngës që është realizuar nga artistët Kombëtar Uskana, Florent Bajrami, Ylbert […]
Vdes Little Richard, pionieri i muzikës Rock ‘n’ roll

Ka vdekur në moshën 87 vjeçare këngëtari i njohur Little Richard. Familje a tij e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e këngëtarit që konsiderohet si pionier i zhanrit Rock ‘n’ roll. Këngët e tij që gjithmonë do të mbahen mend përfshijnë Good Golly Miss Molly, Long Tall Sally dhe Tutti Frutti. Muzika e Richard influencoi […]
Reperi Wiley thotë se koronavirusi është ‘metodë kontrolli’ për të zvogëluar popullsinë

Reperi britanik Wiley ka shprehur mendimet e tij rreth prejardhjes së koronavirusit, duke thënë se mbrapa virusit qëndron një qëllim i shtetit kinez. I njohur edhe si babai i zhanrit Grime, reperi beson se koronavirusi është përdorur si një “metodë kontrolli”. “Është metodë kontrolli. Shpopullimi është diçka e vërtetë. Sido që të ndodh, unë nuk […]
Vdes Florian Schneider, themeluesi i grupit elektronik Kraftwerk

Ka vdekur nga kanceri në moshën 73 vjeçare muzcienti gjerman Florian Schneider-Esleben. Ai do të mbetet i njohur për muzikën elektronike me grupin Kraftwerk, të cilin e themeloi bashkë me Ralf Hutter në vitin 1970. Një nga bashkëpuntorët e tij muzikorë i ka thënë gazetës Guardian se Schneider ka vdekur një javë më parë dhe […]
Reperi gjerman mban koncert para publikut në vetura

Të dielën, reperi i mirënjohur gjerman Sido mbajti një koncert jo të zakonshëm. Derisa gjatë karrierës së tij ka mbajtur shumë koncerte para mijëra të pranishmëve, të cilët kishin qëndruar në këmbë duke shijuar muzikën e tij, këtë herë ai u paraqit para një publiku më ndryshe. Fansat kishin mbërritur me vetura, vetëm dy persona […]
Ndiqni direkt maratonën muzikore ‘Një Botë: Së bashku në Shtëpi’

Mundësuar nga lëvizja Global Citizen dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka nisur sonte një maratonë muzikore e cila për disa orë pandërprerje do të sjellë mesazhe, fjalime dhe performanca direkte nga shtëpitë e artistëve ndërkombëtarë që gjenden në izolim për shkak të koronavirusit. Më shumë se 100 artistë do të performojnë për lidhjeve direkte, përfshirë […]
Vdes gazetarja dhe këngëtarja Violeta Rexhepagiqi

Ka ndërruar jetë gazetarja dhe këngëtarja e njohur kosovare, Violeta Rexhepagiqi. Ajo do të mbahet mend për raportimet e saja gazetareske gjatë viteve 1990-ta, derisa gjithashtu do të kujtohet edhe për muzikën e saj me grupin Vivien gjatë viteve 1980-ta. Gjatë karierës së saj, Violeta ka punuar edhe në RTP, pastaj në RTK, derisa ka […]
Tenori Bocelli jep performancë nga katedralja e zbrazët

Tenori italian, Andrea Bocelli, ka mbajtur një performancë online nga katedralja e zbrazët në qytetin e Milanos. Ai ka dhënë mesazh të shpresës për këto ditë izolimi. “Besoj në forcën e lutjes së bashku.” ka thënë, ndër të tjera, Bocelli gjatë mesazhit për festën e Pashkëve. Miliona njerëz e përcollën performancën përmes YouTube.
Doreza e bardhë e Michael Jackson shitet për 85,000 funte

Një dorezë e bardhë që këngëtari Michael Jackson e përdorte në koncertet e tija, është shitur në ankand për 85,000 funte. Një blerës anonim e bleu dorezën e famshme gjatë një ankandi në Teksas, raporton The Sun. Ai gjithashtu ka pranuar edhe një letër që konfirmon se doreza ishte dhuruar donacion për Unicefin në vitin […]