Maqedoni e Veriut: Alternativa shqiptare bëhet pjesë e qeverisë

Partia shqiptare Aleternativa e drejtuar nga Afrim Gashi është bërë pjesë e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev. “U bashkuam rreth përcaktimit të përbashkët se në këto momente më e rëndësishme është funksionimi i institucioneve me kapacitet të plotë dhe ndërmarrja e përgjegjësisë para qytetarëve,” ka thënë Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjes. Ndërkohë, kryetari […]
Në moshën 98 vjeçare, vdes ish-senatori amerikan Bob Dole

Në moshën 98 vjeçare ka vdekur të dielën ish-senatori amerikan Robert Joseph Dole. Përmes një postimi në Twitter, gruaja e tij Elizabeth Dole njoftoi se burri i saj vdiq mëngjesin e së dielës në gjumë. Në muajin shkurt të këtij viti, ish senatori Dole njoftoi publikun se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri. Ai ka […]
Situata në Ballkan: Britania e Madhe emëron të dërguar special

Britania e Madhe ka emëruar një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, në përpjekje për të ofruar zgjidhje rreth situatës në Bosnje e Hercegovinë dhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Stuart Peach si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor. “Ne kemi përgjegjësinë që të bëjmë gjithçka për të […]
SHBA paralajmëron Rusinë: ‘Konfrontimi në Ukrainë do të ketë pasoja serioze’

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar seriozisht Rusinë në rast të përfshirjes në një konflikt me Ukrainën. Javëve të fundit, pranë kufirit me Ukrainën janë dislokuar trupa ushtarake ruse. “Mënyra më e mirë për të shmangur krizën është përmes diplomacisë. Nëse Rusia vendos të ndjekë rrugën e konfrontimit, do të ketë pasoja serioze,” ka […]
Borrell: Të rikthehet dialogu, nuk ka rrugë tjetër

Për të stabilizuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka tjetër rrugë përpos dialogut, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. “Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk […]
Takimi Osmani-Pahor: Kërkohet përkrahje për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, nga i cili ka kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave. “Për këtë e falënderoj Pahorin për mbështetjen e tij të fuqishme dhe t’i kërkoj përkahjen që t’i bind ato pak shtete që kanë hezitime sa i përket këtij procesi,” ka […]
Shqipëria dhe Kosova arrijnë disa marrëveshje, përfshirë atë për ndërtimin e hekurudhës

Një hekurudhë nga Durrësi në Prishtinë është e përfshirë në marrëveshjet e nënshkruara nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. “Do të nënvizoja Marrëveshjen e bërë për të filluar menjëherë nga puna për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë,” ka thënë Rama pas takimit të dy qeverive. Takimi i së […]
Rreth Kosovës ‘pozita jonë është parimore’, thotë Putin

Qëndrimi i Rusisë në lidhje me Kosovës është ‘parimor’, ka thënë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Putin është takuar të enjten në Soçi me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me të cilin kanë diskutuar edhe çështje politike. “Sa i përket Kosovës, ju e dini që pozita e Rusisë është parimore dhe nuk nënshtrohet ndaj situatës aktuale […]
Presidentja Osmani takon Presidentin Meta: ‘T’i tregojmë botës se rreziku vjen nga Serbia’

Kosova dhe Shqipëria duhet t’i tregojnë botës se rreziku për Ballkanin vjen nga politika e Serbisë, ka thënë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Osmani u shpreh kështu gjatë takimit me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, nga i cili ka kërkuar që Shqipëria të jetë zë i fuqishëm për Kosovën në organizatat ku kjo e fundit […]
Arrihet marrëveshja për koalicionin qeverisës në Gjermani

Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP kanë arritur marrëveshjen për formimin e qeverisë së re gjermane. Të mërkurën, afër dy muaj pas zgjedhjeve, liderët e tri partive prezantuar marrëveshjen e koalicionit. Kandidati i partisë socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz tha se kjo qeveri nuk do të kërkojë “emëruesin më të vogël të përbashkët, por politikën […]