Vuçiq komenton raportin e PE-së, e quan “gënjeshtra të zhveshura”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Parlamentit Evropian ku flitet për përparimin e vendit ballkanit drejt pranimit në Bashkimin Evropian. Duke e cilësuar raportin si “gënjeshtra të zhveshura”, Vuçiq ka thënë se deputetët evropianë kanë “kanë humbur në kohë dhe hapsirë”. “Ata duket se kanë lexuar një […]

Parlamenti Evropian përsërit thirrjen për njohje të Kosovës

Gjatë seancës plenare të enjten, Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën ku përsëritet thirrja që pesë shtetet e Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e Kosovës. Por këto porosi nga Parlamenti Evropian nuk do të duhej të entuziazmonin shumë qytetarët e Kosovës. Arsyeja është se rezolutat e Parlamentit Evropian, ndonëse kanë fuqi politike, nuk janë […]

Kurti: Serbia të pranoj krimet që ka kryer në Kosovë

Kryeminitstri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia duket të pranoj krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të pendohet. “Nëse nuk ka reflektim në këtë drejtim, vështirë të ketë ndonjë progres sepse çfarëdo marrëveshje pa pendim e keqardhje nuk është e sinqertë dhe e zbatueshme siç nuk janë shumë prej […]

Votohet qeveria me Kryeministër Albin Kurtin

Me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim është votuar qeveria e Kryeministrit Albin Kurti. Në momentin e votimit në Kuvendin e Kosovës ishin të pranishëm 107 deputetë. Në një postim në rrjetin social Twitter, Kurti ka shkruar ai dhe qeveria që drejton janë të përulur para detyrave që i presin.

Para votimit, Kurti prezanton kabinetin qeveritar

I mandatuari nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar emrat e kabinetit qeveritar. Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re të dal nga zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin para deputetëve dhe ka prezantuar emrat e kabinetit qeveritar. Zëvendëskryeministër […]

Osmani i kalon detyrën Konjufcës

Ushtruesja e deritashme e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi këtë detyrë kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Me konstituimin e Kuvendit të ri dhe zgjedhjen e kryetarit Konnjufca, Osmani i ka dorëzuar mandatin atij. “Pasi që e ka uruar për detyrën, Osmani e ka njoftuar Konjufcën për punët […]

Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Në seancën e sotme konstituive të parlamentit, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit. Konjufca është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lisa Guxo, derisa ka marrë 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim. Në seancën konstituive janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit. Nga LVV, nënkryetare është zgjedhur Saranda Bogujevci. Nga PDK-ja Bedri Hamza është […]

‘Synojmë t’i shmangim zgjedhjet’, thotë Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës synon të kontribuojë në formimin e institucioneve, ka thënë kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku. Në lidhje me çështjen e votimit të presidentit, Abdixhiku ka thënë se qëndrimi i partisë së tij do të dihet pas takimit që të premten do të ketë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. “Po besoj […]

Partitë kryesore opozitare paralajmërojnë mosvotim të Osmanit për presidente

Partitë e mëdha shqiptare që gjenden në opozitë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë për Vjosa Osmanin nëse ajo kërkon votën e tyre për t’u bërë presidente. Gjatë javës së ardhshme do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit. Atë ditë pritet të thirret edhe seanca për formimin […]

Përfaqësuesit e komuniteteve takohen me Kurtin dhe Osmanin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani kanë takuar të martën përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kosovë. Pas takimeve, është mësuar se disa prej përfaqësuesve të komuniteteve do të votojnë formimin e qeverisë së re dhe presidentin. Megjithatë, dy përfaqësuesit e komunitetit turk që kanë fituar ulëse në […]