Osmani cakton ditën për seancën konstituive të parlamentit

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka caktuar datën kur do të mbahet seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës. Më 22 mars nga ora 10:00 do të mbahet kjo seancë, e para pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit. Gjatë ditës së sotme, Osmani bashkë me kreun e LVV-së Albin Kurti kanë takur kreun […]

Haradinaj ia lë Kurtit çështjen e presidentit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vendosur që ta lë në dorë të fituesve të zgjedhjeve çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Haradinaj sot është takuar me kreun e LVV-së, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani. Pas takimit, Haradinaj tha se çështja e presidentit “është në përgjegjësinë e tyre”, duke […]

Hoxhaj bisedoi për “10 tema” në takimin me Kurtin dhe Osmanin

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kreu i saj në detyrë Enver Hoxhaj ka biseduar “për 10 tema” në takimin e zhvilluar sot me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Takimi i sotëm është thirrur nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje si fitues i zgjedhjeve dhe ushtruesja e detyrës së presidentit para formimit të insitucioneve pas […]

Hapet zyrtarisht ambasada e Kosovës në Jerusalem

Kosova ka hapur të dielën amabasadën e vet në Izrael, në qytetin e Jerusalemit. Në postimin e saj në Twitter, ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka thënë se ky është një moment historik për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se është hapur zyrtarisht […]

Lumir Abdixhiku zgjedhet kryetar i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedh kryetarin e saj të ri. Lumir Abdixhiku, 37 vjeçar, është zgjedhur kryetar pas votimeve të mbajtura sot në kuvendin e tetë të partisë. “Sot po e hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë, me synime të qarta për ta kthyer LDK-në në vendin që i përket”, ka thënë […]

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve: LVV fiton mbi 50% të votave

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Pas VV-së, e dyta radhitet  Partia Demokratike e Kosovës me 17 për qind, dhe më pas Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.73 […]

Varhelyi: Kosova ka përmbushur kushtet, merruni me vendet e pabindura

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë ende jo të bindura nëse Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat, përkundër asaj se të gjitha kushtet janë plotësuar. Kështu ka thënë Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë konferencës online të “Forumit Ekonomik të Tiranës”. “Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Komisioni […]

Murati: Kosovës i duhet politikë ofenzive në bisedimet me Serbinë

Kosova duhet të zhvilloj vetëm bisedime në nivelin politik me Serbinë, thotë kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati. “Bisedimet teknike kanë qenë gabime të thella strategjike, sepse është biseduar vetëm për Kosovën”, ka thënë Murati gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në Radio Prishtina. Ai ka theksuar se Kosova duhet të ketë një […]

Haradinaj: Të bëhet rinumërimi i votave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të ketë rinumërim të votave pas dyshimeve të ngritura për keqpërodrime gjatë numërimit të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Haradinaj ka thënë se nuk sheh arsye që dikush të jetë kundër rinumërimit. “Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më […]

Shala: BE-ja me rastin e Kosovës “ka ra në provim”

Kosovarët mund të presin deri në fund të vitit 2022 që të marrin liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian, është shprehur publicisti dhe politikani Blerim Shala. Ai ka thënë se kjo pritet të ndodh pasi në Francë të mbahen zgjedhjet e reja presidenciale. “Komisioni Evropian do të na mundësojë që të bëhemi evropianë, si individ, […]