Bashkimi Kosovë-Shqipëri, Zaev: ‘Është ide pa të ardhme’

Bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte i mirë për të ardhmen e rajonit, ka thënë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Duke folur për problemet e pazgjidhura në Ballkan, Zaev tha se Serbia dhe Kosova kanë sfidat e tyre përballë, dhe se ato mund të zgjidhen përmes dialogut e miqësisë. Gjatë […]

Shqipëri, dorëzohen listat e kandidatëve për zgjedhjet e prillit

Në Shqipëri ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ndryshe nga katër vite më parë, në listat e dy partive më të mëdha në vend janë vërejtur ndryshime të mëdha. Siç transmeton Zëri i Amerikës, demokratët i janë përmbajtur përgjithësisht një rreshtimi […]

Haradinaj-Stublla jep dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme

Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje “të menjëhershme” nga pozita e Ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ajo ka njoftuar se është larguar edhe nga të gjitha funksionet e saj në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga anëtarësia. “Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është […]

Lajçak thotë se Kurti “është i gatshëm” për dialogun me Serbinë

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pret që para stinës së verës të ndodh një takim mes kryeministrit të ardhshëm të Kosovës që pritet të jetë Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Pas vizitës në Kosovë, Lajçak tha se Kurti e ka kuptuar që dialogu është i domosdoshëm. “Ai është i […]

KQZ shpall rezultatet: VV fituese me 58 deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten shpalli rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se pavarësisht kohës së shkurtër për organizimin e zgjedhjeve, përkatësisht për më pak se 40 […]

Vuçiq pas takimit me Lajçak: ‘Nuk do të njohim Kosovën’

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë dialogun me Kosovën në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lideri serb tha se një zgjidhje nga dialogu do të duhej të ishte pa ultimatume dhe jo e imponuar. “Konsiderojmë […]

Lajçak e rithekson se dialogu mund të përmbyllet “brenda muajve”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Kosovë tha se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet brenda muajve, nëse palët dëshirojnë. “E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e po e përsëris se ky proces do të mund të përmbyllet brenda disa muajve, nuk kërkon […]

Lajçak të hënën viziton Kosovën

Nga dita e hënë, në Kosovë do të qëndroj për një vizitë dy ditore Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Ai do të jetë në Kosovë nga 1 deri më 3 mars, më pas do të jetë në Serbi dhe gjithashtu edhe në Mal të Zi. Ditë më parë, Lajçak u bë temë e […]

Parlamenti Evropian voton raportin për Kosovën

Ështe votuar raporti për Kosovën në Komisionin për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, përfshirë amendamentet e përgatitura nga Viola Von Cramon. Në raportin që ka paraqitur raportuesja për Kosovën qysh në dhjetor të vitit të kaluar, ishte shprehur pakënaqësi për mungesën e progresit në zbatimin e agjendës së reformave evropiane, në luftën kundër korrupsionit […]

Kurti: Do të krijojmë qeveri ‘pa ata që i mundëm’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, fituese në zgjedhjet e fundit në Kosovë, është shprehur i bindur se qeveria e re do të krijohet pa patur nevojë për negociata me partitë e tjera. Në një intervistë për Agjencinë Bullgare të Lajmeve (BTA), Albin Kurti ka thënë se qeveria e re “do të ketë shumicën, pa pasur nevojë […]