Liderët politik japin votën e tyre

Ka nisur votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Ndër të parët që dhanë votën e tyre gjatë mëngjesit të së dielës ishin edhe kryetarët e partive politike. Kandidati për Kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka votuar në Fakultetin e Filologjisë, njofton Klan Kosova. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Remzie Shahini […]

Zgjedhjet në Kosovë: Nis procesi i votimit

Ka nisur mëngjesin e sotëm procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njostuar se të gjitha materialet zgjedhore janë përcjellë në secilin vendvotim. “Të gjitha materialet zgjedhore janë përcjellë nga depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve nëpër qendrat e votimit. Janë përcjellë me kohë, sigurisht se ka […]

Ambasada amerikane: Votoni sot, tregoni dashuri për vendin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që so të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Përmes një postimi në Facebook, në orët e mëngjesit të së dielës, ambasada bënë thirrje që dilet të votohet në këtë ditë të zgjedhjeve dhe të Shën Valentinit. “Në këtë ditë të […]

Petritsch: Dialogu do të jetë një maratonë e vërtetë

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Wolfgang Petritsch, pret një “maratonë të vërtetë” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pas formimit të qeverisë së re në Prishtinë. “Kur Kosova, pas zgjedhjeve, të formojë ekipin negociator, duhet të vazhdohet hap pas hapi. Kjo do të jetë […]

Fushata zgjedhore: ‘Partitë shpenzojnë më shumë se që deklarojnë’

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë po i afrohet fundit. Partitë politike vazhdojnë fuqishëm me reklamimin e tyre në mediat tradicionale, në rrjetet sociale, në billborde dhe përmes organizimit të tubimeve me qytetarët. Një pjesë e parave për fushatën zgjedhore partive politike u vjen nga buxheti i Kosovës. Në buxhetin e vitit […]

Dialogu me Serbinë: VV nuk e ka në planprogram, partitë e tjera po

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës nuk përmendet në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se dialogu do të vazhdoj pasi në Kosovë të zgjedhet qeveria e re. Nga disa sondazhe të publikuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje pritet […]

‘Serbinë e pret presion i vazhdueshëm’, thotë ish-ambasadori Montgomery

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, parashikon se do të ketë presion “të vazhdueshëm” nga SHBA-tëndaj Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Montgomery tha se nuk është befasi që presidenti amerikan Joseph Biden i dërgoi mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e uruar atë për ditën e shtetit të Serbisë dhe duke dëshiruar, ndër […]

Një javë larg zgjedhjeve, partitë premtojnë dhe sulmojnë kundërshtarët

Fushata zgjedhore e partive politike në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë ditës së dielë, një javë para ditës së zgjedhjeve. Gjatë tubimit në Drenas, kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti është shprehur “i bindur” se qytetarët do ta votojnë atë në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Ne e kemi bërë këtë shtet, hap pas hapi. […]

Biden letër Vuçiqit, i kujton “njohjen e ndërsjellë” me Kosovën

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me rastin e ditës së shtetësisë që serbët e festojnë pas disa dite. Në këtë letër, ndër të tjera, Biden ka inkurajuar Vuçiqin në realizimin e reformave dhe arritjen e marrëveshjes në dialogun me Kosovën. “Ju inkurajojmë të vazhdoni të […]

Rohde: Pas zgjedhjeve, Kosova i ka dy prioritete

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, duhet të ketë pajtim rreth çështjes së presidentit ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. ‘’Përtej pajtimit rreth çështjes së presidentit si prioritet të parë për qeverinë e re, e shoh punën sa më efektive të mundshme për të tejkaluar pasojat gjithëpërfshirëse dhe shkatërruese ekonomike, financiare dhe sociale […]