Lajçak prezanton planet për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslan Lajçak, ka prezantuar planet e tij për muajt e ardhshëm në lidhje me dialogun. Përmes një njoftimi në faqen e tij në Twitter, Lajçak ka thënë se ka shpjeguar planet e tij para zyrtarëve evropian dhe se është inkurajuar me mbështetjen e të gjitha vendeve […]
Partitë politike nisin fushatën për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Nga sot ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 14 shkurt. Gjatë ditës së parë të fushatës, partitë politike kanë nisur të shpalosin programin e tyre nëpër qytetet e Kosovës, përmes reklamimeve në mediume dhe përmes pjesëmarrjes së kandidatëve nëpër emisionet televizive. Lëvizja Vetëvendosje e […]
Kosova dhe Izraeli themelojnë marrëdhëniet diplomatike

Izraeli ka zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike me Kosovën pas njohjes që u arrit përmes marrëveshjes së nënshkruar në shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku […]
Bashkimi me Shqipërinë “mund të ndodh”, thotë Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga aleatët ndërkombëtar që t’i mundësohet Kosovës anëtarësimi në NATO, ndryshe mund të kërkohet bashkimi me Shqipërinë. “Ne duhet të themi se ne kërkojmë të hymë në NATO si Kosovë si shtet i pavarur. Nuk na mbetet tjetër pos referendum për bashkim me Shqipërinë nëse na pamundësohet ajo. […]
Von Cramon: Të respektohet vendimi i Supremes

Të gjitha partitë në Kosovë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme, ka thënë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Gjatë ditës së premte, Gjykata Supreme publikoi vendimin ndaj ankesave të partive politike për certifikimin e listave për zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas vendimit, ish-kryeministri Albin Kurti nuk do të lejohet të […]
Supremja nuk i lejon Albin Kurtit të jetë në listën për zgjedhje

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e subjekteve politike. Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që Liburn Aliun dhe Labinotë Demi-Murtezajn, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë, por jo edhe bartësin e listës dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti. Njësoj është vepruar edhe me Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqin, që s’do të […]
SHBA mbështesin dialogun drejt një zgjidhje gjithpërfshirëse për Kosovën dhe Serbinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeshtesin dialogun Kosovë-Serbi, edhe tani kur në krye të vendit është presidenti Joe Biden. Në një rikonfirmim nga Departamenti i Shtetit, rikujtohet se presidenti Biden e sheh esenciale ecjen e dialogut drejt një zgjidhje që çon në njohjen e ndërsjellët. “Siç ka thënë presidenti Biden: thelbësore për ecjen […]
Lajçak: Ridizajnimi i kufijve në kundërshtim me idealin e BE-së

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte dështimin e investimit të Bashkimit Evropian në ndërtimin e shoqërisë multietnike në rajon, ka thënë përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Gjatë një bisede për gazetën franceze “Le Monde”, Lajçak tha se për idenë e shkëmbimit të territoreve vendet e […]
PZAP shqyrton ankesat: Kurtit nuk i lejohet përfshirja në listën për zgjedhje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqyrtuar ankesat e partive politike për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit. PZAP ka vendosur që personave të dënuar me aktgjykim final në tre vitet e fundit t’u nadalohet pjesëmarrja në lista. Kështu, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do […]
Kurti shpreson “në rezultat pozitiv” nga ankesat për moscertifikim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se shpreson për rezultat pozitiv nga ankesat e partisë së tij ndaj moscertifikimit të listës së plotë të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Tani jemi ankuar në shkallën e parë. Shkalla e dytë do të jetë Gjykata e Lartë dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv. Në […]