Fabrizi pret ‘raunde më të vështira’ të bisedimeve

Zyrtarët e Bashkimit Evropian të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi presin raunde më të vështira të bisedimeve, ka thënë kreu i delegacionit të BE’së në Serbi, Sam Fabrizi. “Ne presim që raundet e ardhshme të bisedimeve do të jenë edhe më të vështira, por të dy palët janë të gatshme të angazhohen në negociata, gjë që […]
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në prani të Donald Trump

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se marrëveshja me […]
Grenell mirëpret Kryeministrin Hoti në Shtëpinë e Bardhë

Janë publikuar fotografitë e para nga mbërritja e Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Hoti është pritur nga i dërguari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell. Në fotot e shpërndara nga llogaria e Këshillit për Siguri Kombëtare, tregohet pritja që Grenell i ka bërë kryeministrit Hoti si dhe Presidentit […]
Hoti dhe Vuçiq takohen sot në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Takimi i dy liderëve ballkanik do të ndërmjetësohet nga këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. “Mirëpres […]
Lajçak: Palët janë serioze, brenda muajve mund të kemi marrëveshje

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se brenda muajve mund të ketë një marrëveshje mes dy vendeve ballkanike. Gjatë pjesëmarrjes në një konferencë regjionale në Slloveni, i pyetur nga gazetarët nëse një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet, Lajçak tha se është vështirë të parashikohet një datë, por […]
Takimi në Uashington do të jetë i një natyre “strikte ekonomike”, thotë Lajçak

Bashkimi Evropian ka “vija të kuqe” në ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Gjatë Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, Lajçak tha se procesi i dialogut synon normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo “të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të jetë i […]
Hoti: Në secilin takim me Serbinë, tema e vetme është njohja reciproke

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se në çdo takim që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke e dy vendeve ka qenë tema e vetme. Pak ditë para takimit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Uashington, Hoti tha se njohja reciproke do të mbetet tema e vetme që ai do të diskutoj. […]
Vuçiq thotë se Serbia “duhet të paguajë çmimin e politikave” të viteve 1990-ta

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pret negociata të vështira në takimin e 4 shtatorit në Uashington me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. “Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga agjendat, është njohja e Kosovës”, ka thënë Vuçiq i cila ka konfirmuar se ka pranuar agjendën zyrtare për këtë takim. […]
Lajçak: S’diskutojmë për shkëmbim të territoreve, kërkojmë marrëveshje për stabilitet

Ideja e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në agjendën e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, ka thënë përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. “Ajo që po kërkojmë është një marrëveshje që do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, normalizojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do t’iu […]
Sela: Zgjedhjet janë të kontestueshme, u manipulua verdikti i qytetarëve

Kreu i Aleancës Shqiptare në Maqedoninë e Veirut, Ziadin Sela, mendon se rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare u manipulua. Për këtë, ai i fajson dy partitë të cilat arritën marrëveshjen për bashkëqeverisje, LSDM-në dhe BDI-në. Në një intervistë për Gazetën Shqip, Sela ka shtjelluar gjithë pikëpamjen e tij se si duhet të funksionoj një […]