Liderët e Ballkanit pajtohen të rrisin bashkëpunimin ekonomik

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë pajtuar që të rrisin bashkëpunimin ekonomik, përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon. Gjatë samitit virtual organizuar nga Këshilli Atlantik, mbajtur të mërkurën, ata u zotuan se do t’i eliminojnë barrierat që kanë penguar rritjen ekonomike, si dhe u pajtuan […]

Hoti dhe Vuçiq pjesëmarrës në samitin e Këshillit Atlantik

Një samit online do të mbahet të mërkurën ku do të flitet për hapat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për gjendjen ekonomike pas pandemisë së Covid-19. Organizuar nga Këshilli Atlantik, liderët nga Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia do të diskutojnë rreth veprimeve praktike për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik […]

Lajçak: Bisedimet e kësaj jave ishin konstruktive

Produktive dhe konstruktive i ka quajtur Mirosllav Lajçak bisedimet e zhvilluara këtë javë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. “Diskutimet politike të kësaj jave në nivel ekspertësh mbi personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive. Mezi pres së shpejti raundin e radhës të bisedimeve në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Përaqësuesi i […]

Hyseni: Nuk do të ketë marrëveshje të ndara, pa një gjithëpërfshirëse

Pas takimit me Marko Gjuriqin, në Bruksel, Skender Hyseni nuk ka dhënë detaje se për çka është folur, por e ka quajtur diskutim konstruktiv. Si koordinator shtetëror i Kosovës në dialogun me Serbinë, Hyseni tha se “nuk do të ketë marrëveshje separate për asnjë temë, përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse”. “Nuk ka marrëveshje […]

Kosova dhe Serbia diskutojnë në Bruksel ‘në nivel ekspertësh’

Mëngjesin e së entjes në Bruksel, Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar përfaqësuesin nga Kosova, Skender Hyseni dhe atë nga Serbia, Marko Djuric. Përmes njoftimit në Twitter, diplomati sllovak ka bërë me dije se sot “vazhdon diskutimi ynë politik në nivel ekspertësh”. Ndërkohë, po gjatë mëngjesit të sotëm, Kryeministri i […]

Skender Hyseni emërohet koordinator për dialogun me Serbinë

Skender Hyseni është emëruar koordinator shtetëror i Kosovës në dialogun me Serbinë. Emërimi i tij është bërë nga Kryeministri Avdullah Hoti derisa ka marrë edhe mbështetjen e Presidentit Hashim Thaçi. Hyseni pritet të udhëheqë Këshillin e Ekspertëve pranë Zyrës së Kryeministrit. Detyrë e këtij këshilli, i cili u formua në fillim të korrikut, do të […]

Hoti: Me Serbinë ka dialog vetëm politik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë, por vetëm politik. Ai e ka konfirmuar se gjatë kësaj jave do të mbahet një takim tjetër në Bruksel. “Të enjten është një takim tjetër në Bruksel ku do të jetë prezent koordinatori shtetëror për dialog të cilin do […]

Thaçi: Do të dal i pastër në fund të këtij rrugëtimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar opinionit, një ditë pas kthimit nga Haga ku ishte intervistuar nga Gjykata Speciale. Në fjalimin e sotëm, përmes televizionit publik, Thaçi është shprehur i bindur se do të dal i pastër në fund të procesit. Ai tha se “ky proces i radhës është në vazhdën e 22 […]

Thaçi pas intervistimit: Nuk kam bërë asnjë krim apo shkelje të pretenduar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përfunduar intervistimin nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, dhe para gazetarëve ka thënë se është i pafajshëm në lidhje me pretendimet se ka kryer krime. “Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit, që të vlerësojnë me paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë time. Në rast se ata […]

Hoti: Jemi futur në fazën finale të dialogut me Serbinë

Pas takimit të sotëm me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se ky ishte një takim i vështirë. Ai njoftoi se është biseduar për çështjen e të pagjeturëve dhe për zhvillimin ekonomik. Hoti tha se dy vendet janë futur në fazën finale të bisedimeve. “Ka qenë takim i vështirë. […]