KPM: Televizionet po i kontribuojnë nxitjes së urrejtjes

Televizionet janë duke i kontribuar nxitjes së urrejtjes dhe normalizimit të dhunës përmes debateve televizive, thuhet në një reagim të Komisionit të Pavarur të Mediave. Në një letër të hapur, KPM, Agjencia për Barazi Gjinore – Zyra e Kryeministrit dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore kanë “udhëzuar” televizionet “që gjatë transmetimit të përmbajtjeve programore të […]
Mashtrimet me call-center: Policia bllokon mbi 2 milionë euro

Aksioni Policisë së Kosovës i nisur më 31 mars nëpër “call center” në Prishtinë e Ferizaj ka rezultuar me ngrirjen e 2.4 milionë euro. Aksioni nëpër “call center” kishte nisur nën dyshimet për mashtrim të qytetarëve gjermanë. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se këto para dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, lidhur […]
Derisa Kosova i ashpërson, Britania lehtëson masat e izolimit

Mbretëria e Bashkuar do të lehtësoj masat kundër Covid-19, duke mundësuar rihapjen e dyqaneve dhe bizneseve. Nga e hëna e 12 prillit, kafiteritë dhe restaurantet do të hapen për shërbim në ambient të hapur, derisa do të hapen edhe dyqanet, palestrat dhe parukeritë. Duke folur për rihapjen, Kryeministri britanik Boris Johnson tha se qeveria është […]
Nis gjyqi ndaj kryeministrit izraelit Netanjahu

Prokurorët izraelitë akuzuan të hënën Kryeministrin Benjamin Netanjahu se ka ofruar favore në vend të parave, që në hapje të gjyqit ndaj tij, nën akuzat për korrupsion. Prokurorët thanë se zoti Netanjahu ishte përgjegjës për miratimin e rregulloreve që i mundësuan një kompanie marrëveshje me vlerë “disa qindra milionëshe”, në shkëmbim të një mbulimi pozitiv […]
LG largohet nga telefonat e mençur

Kompania jug-koreane LG Electronics njoftoi të hënën se do të mbyllë biznesin e saj me telefona të mençur. Ky sektor ka pësuar humbje për gati gjashtë vjet, të cilat kapin vlerën e rreth 4.5 miliardë dollarëve. LG vazhdon të ketë biznes të fortë me pajisjet shtëpiake dhe televizorët. LG është marka e dytë televizive më […]
Në Kosovë mbërrijnë dozat e para të vaksinës

Vaksinat e para kundër Covid-19 kanë mbërritur gjatë mbrëmjes së dielë në Kosovë. Gjithsej 24.000 doza janë sjellë nga një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines. Këto vaksina janë të siguruara përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se arritja e këtij kontigjenti do të mundësojë shpëtimin e jetës […]
Në Tiranë nis vaksinimi masiv kundër Covid-19

Gjatë mbrëmjes së shtunë në Tiranë janë vendosur çadrat ku qytetarët do të vaksinohen kundër koronavirusit. Vaksinimi masiv i popullsisë do të filloj gjatë ditës së dielë, kur në sheshin “Skënderbje” fillimisht do të vaksinohen personat mbi moshën 75 vjeqe, transmeton Top Channnel. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha detaje një ditë më parë se […]
Irani dhe Kina arrijnë marrëveshje 25-vjeçare

Përmes një ceremonie të transmetuar në televizionin shtetëror, Kina dhe Irani kanë zyrtarizuar një marrëveshje bashkëpunimi 25 vjeçare. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha për agjencitë iraniane të lajmeve se “Marrëdhëniet tona me Iranin nuk do të ndikohen nga situata aktuale, por do të jenë të përhershme dhe strategjike”. Ndërsa, Këshilltari i presidentit Hassan […]
Kosova ‘së shpejti’ do të pranoj vaksina nga BE-ja

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se së shpejti do të dërgoj vaksina kundër koronavirusit edhe në Kosovë. Përmes një postimi në Tsitter, presidentja e Komisionit Evropian ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës rreth çështjes së vaksinave. “Kam diskutuar me Kryeministrin Albin Kurti për shpërndarjen në Kosovë të vaksinave të financuara nga Komisioni Evropian […]
Biden kërkon ‘nismë infrastrukture’ të shteteve demokratike

Presidenti amerikan Joe Biden tha se i kishte sugjeruar Kryeministrit britanik Boris Johnson në një telefonatë të premten që vendet demokratike të krijojnë një plan infrastrukture si baraspeshë ndaj nismës kineze Rrugë e Unaza. “I sugjerova se duhet të kemi një nismë, me pjesëmarrjen e shteteve demokratike, që të ndihmojmë komunitete në mbarë botën që […]