Kosova siguron 500,000 vaksina Pfizer, thotë Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë siguruar 500,000 vaksina kundër Covid-19 të prodhuara nga Pfizer. “Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta,” ka njoftuar Zemaj përmes faqes në Facebook. Ndër të tjera, ministri ka njoftuar se Kosova […]
Gjatë vitit 2020 pati rritje të kriminalitetit

Gjatë vitit të kaluar, në Kosovë është shënuar rritje të veprave kriminale, përfshirë rritje në numrin e vrasjeve krahasuar me një vit më parë. “Mund të them që nga 19 raste sa kanë qenë në periudhën 11 mujore të vitit 2019, në periudhën e njëjtë të vitit 2020 janë evidentuar 25 raste, pra nga 19 […]
Trump dhe Biden bëjnë fushatë para votimeve vendimtare në Georgia

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i zgjedhur Joe Biden kanë mbajtur fushatat e tyre në Georgia gjatë ditës së hënë, para votimeve të balotazhit që do zhvillohen ditën e martë. Këto votimeve janë vendimtare për të caktuar se cila parti do të ketë kontroll mbi Senatin. Nëse demokratët fitojnë, ata do të kenë kontrollin […]
Rama, politikani i katërt më i ndjekur në Evropë

Sipas një studimi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekuri në rrjetet sociale në Evropë për vitin 2020. Siç transmeton Top Channel, me 1.3 milion ndjekës Rama lë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje […]
Në Britani nis dhënia e vaksinës së Oxford-AstraZeneca

Brian Pinker, 82 vjeç, është personi i parë që merr vaksinën e Oxford-AstraZeneca kundër Covid-19. Në Britaninë e Madhe, që nga sot janë të disponueshme për përdorim më shumë se gjysmë milioni doza të këtij lloji të vaksinës. Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, e përshkroi vaksinën si “një moment shumë të rëndësishëm” në luftën […]
Kuvendi miratoi Ligjin për buxhetin e vitit 2021

Me 85 vota për, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2021. Vota kundër dhe abstenime nuk pati. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 86 vota, fillimisht miratuan pakon prej 12 amendamenteve të projektligjit, të cilat janë përkrahur nga Komisioni funksional. Buxheti i miratuar për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë […]
Tërmet 6.4 shkallë godet jugun e Kroacisë

Një tërmet me shkallë 6.4 ka goditur pjesën jugore të Kroacisë. Mediat e huaja deri tani raportojnë për një fëmijë të vdekur dhe shumë persona të tjerë të lënduar. Një 12 vjeçare ka vdekur nga tërmeti në qytezën Petrinja. Këtë e ka konfirmuar kryeministri kroat, transmeton BBC. Dridhjet e tërmetit janë ndier edhe në kryeqytetin […]
Rusia dëshiron ta sjell vaksinën e saj në Shqipëri

Rusia ka shprehur gatishmërinë për të sjell në Shqipëri vaksinën e saj kundër koronavirusit. Përmes një njoftimi, Ambasada e Rusisë në Tiranë i ka bërë me dije qeverisë shqiptare se është e gatshme të negociojë për t’i garantuar Shqipërisë vaksinën Sputnik-V. “Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” […]
Aktivistja për të drejtat e grave dënohet në Arabinë Saudite

Aktivistja Loujain al-Hathloul është dënuar në Arabinë Saudite me më shumë se pesë vjet burgim, për shkak të fushatës së saj për të drejtën e grave për të drejtuar makinën. 31 vjeçarja ka më shumë se dy vite që qëndron në një burg të sigurisë së lartë, prej kur u arrestua më 2018 nën akuzat […]
Testi për Covid-19 mund të bëhet edhe në sheshin e Prishtinës

Qytetarët që duan të bëjnë testin për Covid-19, tani mund ta bëjnë edhe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në qendër të Prishtinës. Përmes një njoftimi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për dy ditët që do të mundësohet ky testim dhe sensibilizim i qytetarëve. “Testimi bëhet prej orës 9.30 deri në ora 13.00 më datë […]