Shqipëria themelon Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Martyt

Në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sot Komisioni i Posaqëm për çështjen e raportit të Anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Në mbledhjen e tij të parë u bë konstituimi i Komisionit, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve. Siç transmeton Top Channel, aty u diskutua për administrimin e dokumentacionit […]
Kosova në një grup me Spanjën në kualifikimet për botërorin Katar 2022

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar sot kundërshtarët në grupin për kualifikime drejt Kampionatit Botëror 2022 që do të mbahet në Katar. Kosova do të jetë në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Ndërsa, Shqipëria do të jetë në Grupin I me përfaqësueset e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës dhe San Marinos. Skuadrat […]
Kosova aplikon për të siguruar vaksinën kundër Covid-19

Kosova do të marrë falas një pjesë të vaksinës kundër Covid-19, derisa pjesën tjetër duhet ta blej vetë. Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar për aplikimin zyrtar për të siguruar vaksinën. “Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës […]
Ambasadorja Kim uron Shqipërinë për kryesimin e OSBE-së

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka vlerësuar angazhimin njëvjeçar të Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së. Përmes një postimi, diplomatja amerikane e ka vlerësuar të suksesshëm këtë angazhim të shtetit shqiptar. “Urime Shqipërisë në udhëheqjen e suksesshëm të OSBE-së përmes vitit më të vështirë. Vlerësojmë vendosmërinë parimore të shprehur nga Kryeministri Rama në deklaratën e […]
Tërheqja e 10%-shit nga Trusti do të bëhet vetëm online

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) ka njoftuar se tërheqja e 10%-shit të kursimeve nga qytetarët mund të bëhet vetëm online dhe jo në zyrat e institucionit. Pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi i Kosovës, njoftimi tregon se tërheqja mund të bëhet menjëherë pasi ky projektligj të nënshkruhet nga Presidenti i vendit dhe të […]
Mbi 65 zyrtarë të lartë janë nën hetime për korrupsion

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës janë nën hetime për korrupsion, ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli. Ai ka thënë se mosluftimi i korrupsionit ashtu si duhet po ndodh për shkak të mungesës së vullnetit politik. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Havolli tha se […]
Miratohet ligji i rimëkëmbjes ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten ligjin për rimëkëmbje ekonomike pas pasojave nga pandemia Covid-19. Me 72 vota, koalicioni qeveritar arriti të kaloj ligjin me ndihmën e partisë opozitare PDK, pasi u përfshinë dhe propozimet e saja. Ligji, sipas qeverisë, parasheh një mbështetje për bizneset e vendit dhe qytetarët në vlerë prej rreth 560 […]
Ka vende tjera në Serbi me varreza masive, thotë Makolli

Kreu i Grupit punues të delegacionit të Kosovës për Personat e Zhdukur, Ibrahim Makolli, mendon se ka vende të tjera në Serbi me varreza masive të mundshme. “Shpresoj se xhirimet nga ajri do të ndihmojnë në lokalizimin e atyre vendeve dhe se do t’i shqyrtojmë në të ardhmen së bashku me përfaqësuesit e Serbisë,” tha […]
Javën tjetër pritet takimi i radhës Kosovë-Serbi

Takimi i radhës ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë mund të mbahet gjatë javës së ardhshme. “Mund të konfirmoj se ekziston ideja që javën e ardhshme të zhvillohet takimi në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës në BE për politikë të Jashtme dhe Siguri. Siç transmeton Radio Evropa e […]
Borrell: Është BE-ja ajo që duhet të zgjidh problemet në Ballkan

Bashkimi Evropian duhet të tregoj se mund të zgjidh problemet në Ballkan, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell. Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se ky proces duhet të zgjidhet në kuadër të perspektivës evropiane. “Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në Ballkan atëherë si mund të jemi […]