Presidenti Thaçi dekreton ligjin për buxhetin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe kështu i hap rrugë realizimit të pagesave të planifikuara për qytetarët gjatë kohës së pandemisë. “E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga […]
Vetëvendosje me mocion synon rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për realizimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti. Përmes një konference për media, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci dhe Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi kanë ftuar grupet paralamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës ta mbështesin […]
Mbi 100 të vdekur nga shpërthimi, Libani futet në tre ditë zie

Mbi 100 të vdekur dhe më shumë se 4,000 të lënduar kanë mbetur pas shpërthimit që ndodhi ditën e martë në kryeqytetin Beirut në Liban. Qindra persona janë të zhdukur. Nga sot, e mërkurë, vendi është futur në ditë zie që do të zgjas tre ditë. Shpërthimi i djeshëm ndodhi në një depo ku ishin […]
Përurohet ura e re në Gjenoa, dy vite pas shembjes tragjike

Afër dy vite pas rrëzimit vdekjeprurës të urës Morandi, në qytetin Gjenoa të Italisë është përuruar ura e re. 43 persona humbën jetën më 14 gusht të vitit 2018 kur një pjesë e urës u shemb në orën 11:36 të mëngjesit. Pjesë të apartamenteve që gjendeshin nën urë u goditën dhe u shtypën. Ura e […]
Vdes John Hume, politikani fitues i Çmimit Nobel për Paqe

Ka vdekur në moshën 83 vjeçare politikani i Irlandës së Veriut, John Hume. Ai vdiq gjatë mëngjesit të së hënës në qendrën e kujdesit Owen Mor në Londonderry. Për 30 vite, Hume ishte një nga figurat më të larta të politikës në Irlandën e Veriut, duke kontribuar në krijimin e atmosferës e cila solli fundin […]
Vaksina ruse kundër Covid-19 pritet të shpërndahet nga fundi i vitit

Gjatë muajve të fundit të vitit pritet që në Rusi të filloj shpërndarja dhe përdorimi i vaksinës kundër Covid-19. Drejtori i përgjithshëm i Institutit kërkimor shtetëror Vektor, Rinat Maksyutov, tha sot se ky institucion planifikon që të nisë prodhimin e vaksinës në muajin nëntor. “Ne presim që të nisim prodhimin në nëntor të këtij viti”, […]
Rritje rekorde e numrit të viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit është shënuar numër rekord i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Njoftimi i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike tregon se brenda një dite është rritur për 16 persona numri i të vdekurve nga Covid-19. “Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin […]
BIK njofton se nesër nuk falet Namazi i Bajramit

Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që falja e namazit të Bajramit të Vogël të mos mbahet gjatë ditës së premte. “Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se […]
Ahmeti: Rihapja e çerdheve, nga java tjetër

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se rihapja e çerdheve ka mbetur në përgjegjësinë e komunave. Duke reaguar pas vendimeve të fundit të qeverisë, rreth masave parandaluese kundër Covid-19, Ahmeti ka treguar se kur do të nis rihapja e çerdheve në Prishtinë. “Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte […]
Kosova nënshkruan ‘marrëveshje pune’ me EUROPOL-in

Kosova do të ketë një officer ndërlidhës në selinë e EUROPOL-it në Hagë, dhe kështu rrit bashkëpunimin ndërkombëtar policor. EUROPOL, që është Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, ka njoftuar se kjo marrëveshje “lidh Kosovën me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare të BE-së dhe me vendet dhe organizatat e palëve […]