Korriku sjell reduktime në ujin e pijshëm për Prishtinën

Muaji korrik do të sjell reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Prishtinës. “Nga korriku planifikojmë të fillojmë me aplikimin e reduktimeve në zona të shërbimit. Sidomos në zonat që furnizohen nga Badovci, sepse edhe liqenin e Badovcit e kemi në gjendje më të vështirë”, ka thënë për Koha.net, zëdhënësja e KRU […]

Lajçak ‘vjen nesër’ në Kosovë për të ‘përgatitur terrenin për dialogun’

Nesër (e martë) pritet që Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, të vizitoj Kosovën. Kjo do të jetë vizita e tij e parë nën detyrën si emisar i BE-së për dialogun. Derisa nga Brukseli nuk është publikuar data dhe agjenda e takimeve, mediumi Koha shkruan se diplomati sllovak […]

Pandemia e goditi buxhetin, të hyrat ‘për 28 për qind’ më të ulëta

Ndërprerja e aktiviteteve në sektorin privat dhe atë publik, gjatë muajve të përhapjes së pandemisë Covid-19, ka bërë që buxheti i Kosovës të goditet me miliona euro më pak të hyra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Raporti “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës” nga Instituti GAP, ka treguar […]

Shtetet e Bashkuara në një betejë të re kulturore

Gjatë ditëve të kaluara, në Shtetet e Bashkuara janë vandalizuar monumente të Konfederatës, duke futur kështu vendin në një betejë të re kulturore. NASCAR, Shoqata Kombëtare e Automobilizmit, e cila mburret me rrënjët e saj jugore që nga themelimi 72 vjet më parë, njoftoi të mërkurën se do të ndalojë flamurin e Konfederatës në aktivitetet […]

Sot Kuvendi mban seancë solemne, në shesh mbahet tubimi i VV-së

Kuvendi i Kosovës sot do të mbaj seancë solemne në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit. Seanca do të filloj në ora 11:00, derisa pas përfundimit të saj në oborrin e Kuvendit do të mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Gazeta Zëri. Ndërsa, sot […]

12 vite nga miratimi i Himnit shtetëror të Kosovës

Sot bëhen 12 vite nga miratimi në Kuvend i Himnit shtetëror të Kosovës. Më 11 qershor të vitit 2008 u ofrua propozimi me shifrën ‘Europa’ dhe më pas u votua si si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime. Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe […]

Javën e ardhshme Lajçak viziton Kosovën

Gjatë ditëve të javës së ardhshme pritet që Kosovën ta vizitoj përfaqësuesi i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Derisa nga zyra e diplomatit sllovak nuk kanë saktësuar ditën e vizitës, gazeta Koha Ditore shkruan se dita e hënë mund të jetë ajo kur Lajçak do të jetë në Kosovë. Jozyrtarisht merret vesh […]

Chicago: 18 vrasje brenda një dite, dita më vdekjeprurëse për dekada

Në mesin e trazirave dhe protestave, gjatë ditës së fundit të muajit maj janë shënuar 18 vrasje në Chicago, duke e bërë kështu këtë ditë më vdekjeprurësen në gjashtë dekadat e fundit për qytetin amerikan. Ka disa ditë që, sikurse në shumë qytete tjera amerikane, dhuna ka shpërthyer në këtë qytet në protestat për vdekjen […]

Nënshkruhet marrëveshja për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë

Një projekt dhjetra-milionësh parashihet të impelementohet deri në vitin 2025 për të trajtuar ujërat e zeza në kryeqytet. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, kanë nënshkruar dje Marrëveshjen e Mirëkuptimit për këtë projekt. “Projekti ka vlerë prej 66 milionë euro ku Qeveria e Republikës së Kosovës […]