Qyteti kroat ndriçon urën gjigante me ngjyrat e Kosovës

Në shenjë miqësie dhe solidariteti gjatë ditëve të izolimit nga koronavirusit, qyteti kroat i Osijekut ka vendosur ngjyrat e flamurit të Kosovës në urën kryesore të tij. Në një postim në Facebook, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, qytet me të cilin është binjakëzuar Osijeku, ka falënderuar homologun e tij kroat Ivan Vrkic. “Shpresoj që këtë […]
BE-ja parashikon tkurrje “të paparë” të ekonomisë gjatë këtij viti

Dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit do ta fusin Bashkimin Evropian në një “recesion të përmasave historike”. Eurozona – grup prej 19 vendeve që përdorin monedhën euro – do të pësojë rënie ekonomike për 7.75 për qind, ndërsa do të rritet për 6.25 për qind më 2021. “Evropa po përjeton një tronditje ekonomike, të […]
Ahmeti: Pas pandemisë, do të reduktojmë numrin e makinave në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është frymëzuar nga ditët kur qytetarët e Prishtinës kanë qenë në izolim për shkak të panedmisë, dhe kur qarkullimi i veturave ishte i ulët. “Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të […]
OBSH: Nuk kemi prova nga SHBA për pretendimet ‘spekulative’ rreth origjinës së virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka pranuar asnjë të dhënë që mbështet pretendimet e presidentit amerikan se koronavirusi ka origjinën në një laborator kinez. “Nuk kemi pranuar asnjë të dhënë apo provë shkencore nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me prejardhjen e qëllimshme të virusit – kështu që, nga perspektiva […]
Në Klinikën Infektive po trajtohen 36 pacientë me COVID-19

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar 36 persona të infektuar me COVID-19. Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive, tha për Radion Evropa e Lirë se shumica e pacientëve janë në gjendje stabile. “Për momentin në Klinikën Infektive kemi 36 pacientë me COVID-19, 29 prej tyre kanë gjendje shëndetësore stabile, […]
Trump: Deri në fund të vitit do ta kemi një vaksinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur optimist se gjatë muajve të ardhshëm do të krijohet një vaksinë kundër Covid-19. “Ne kemi shumë besim se do të kemi një vaksinë në fund të vitit 2020”, tha ai gjatë një interviste për Fox News. Trump e pranoi se po bënte një parashikim të afatit kohor për vaksinën […]
Këto janë oraret e reja të lëvizjes, pa rotacion

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë orarin e ri të lëvizjes së qytetarëve në Kosovë. Nga nesër (4 maj) deri më 18 të këtij muaji, orari i lëvijes mundëson që një person të dal dy herë gjatë ditës, nga 90 minuta. Por, për dallim nga javët e kaluara, oraret nuk kanë rotacion dhe mbeten siç janë […]
Koronavirusi mund të ketë efekt në futbollin ndërkombëtar për ‘dy ose tri vite’

Një anëtar i komitetit ekzekutiv të Uefa-s ka thënë se koronavirusi mund të ketë ndikim mbi futbollin ndërkombëtar për “dy ose tri vite”. Lars-Christer Olsson, president i Ligave Evropiane, tha se duhet të presim dhe të shohim për të vepruar ndaj ndërprerjeve që janë shkaktuar nga pandemia. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të […]
Më shumë amerikanë vdiqën nga Covid-19 sesa gjatë luftës në Vietnam

Në më pak se tre muaj që nga rasti i parë i raportuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, më shumë amerikanë kanë vdekur nga kjo sëmundje sesa 58,220 persona që vdiqën gjatë luftës në Vietnam. Shifra e të vdekurve nga koronavirusi ka mbërritur në 58,365, sipas Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë, një nga këshilltarët kryesor […]
SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus arrin mbi 1 milion

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka kaluar mbi 1 milion. Kjo shifër është pothuajse një e treta e numrit të përgjithshëm të të infektuarve në gjithë botën. Të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins kanë treguar se deri tani në SHBA kanë vdekur më shumë […]