Myslimanët përgatiten për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Këtë herë, muaji i Ramazanit do të përcillet më ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjatë 30 ditëve të ardhshme, myslimanët agjërojnë dhe praktikojnë besimin e tyre gjatë këtij muaji për të cilin besohet se ishte periudha kur Kurani ju shfaq Profetit Muhammed. Varësisht prej shtetit, fillimi i muajit hënor fillon më 23 prill […]

Policia në Florida tregohet kreative në falënderimin për punëtorët shëndetësor

Pjesëtarë të departamentit policor Fort Myers në Florida kanë qenë mjaft kreativ në falënderimin që i bënë mjekëve dhe gjithë punonjësve të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara. Duke dashur të tregojnë se sa shumë u falënderohen për punën që po kryejnë në këto ditë të pandemisë, policët mblodhën veturat e tyre dhe  me to krijuan […]

Ndeshja e Kosovës me Maqedoninë e Veriut mund të luhet në pjesën e fundit të vitit

Përballja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në futboll mund të zhvillohet në tetor ose nëntor të këtij viti. Dy kombëtaret kanë mbetur të takohen në play-off të Ligës së Kombeve, pasi përhapja e koronavirusit e pamundësoi zhvillimin e lojës gjatë muajit mars. Në video-lidhjen e radhës të UEFA-s me përfaqësuesit e federatave anëtare, është […]

OKB paralajmëron kriza urie “të përmasave biblike”

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje të ndërmerren veprime urgjente që të parandalohet përhapja e krizave të urisë që do të ishin të “përmasave biblike”. Dëmet shkaktuar nga pandemia koronavirus i kanë përkeqësuar krizat e urisë në botë. Frika është se numri i atyre që vuajnë nga uria mund të shkoj nga 135 […]

Shteti i Missourit padit Kinën për koronavirusin

Missouri është bërë shteti i parë amerikan që padit qeverinë kineze për mënyrën se si ka trajtuar shpërthimin e koronavirusit. Në padi, shteti kinez akuzohet se është përfshirë në “kampanjë për mashtrim, fshehje, shkelje të rregullave dhe mosveprim” për të mbuluar rreziqet e virusit. Siç transmeton New York Times, në padi tutje thuhet se autoritetet […]

‘Rinia evropiane do t’i vuaj pasojat për një kohë të gjatë’

Kriza financiare e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit nuk do të mbaroj me largimin e tij dhe rikthimin e aktiviteteve ditore. Ekspertët parashikojnë se mund të ketë konflikte mes brezash si pasojë e ndryshimeve ekonomike pas pandemisë. Evropa pritet të kalojë depresionin më të rëndë që nga vitet 1930, shanset për punësim e rritje në […]

‘Shoqëria të bëhet gati për një mënyrë të re të jetesës’

Derisa shtetet po shpresojnë të nisin t’i largojnë masat e rrepta të izolimit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që kjo të bëhet gradualisht. Takeshi Kasai, zyrtarë i lartë në OBSH, ka thënë se masat e izolimit kanë rezultuar efektive, duke shtuar: “Së paku derisa të gjendet një vaksinë, apo trajtim shumë efektiv, ky […]

Trump do të ndaloj imigrimin në SHBA gjatë pandemisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të ndaluar imigrimin në Shtetet e Bashkuara gjatë kohës që vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit. “Duke parë rrezikun nga Armiku i Padukshëm, dhe nevojën për të mbojtur vetendet e punës për qytetarët e SHKËLQYER amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv […]

Vitin e kaluar Arabia Saudite arriti numër rekord të ekzekutimeve

Gjatë vitit 2019, në Arabinë Saudite u ekzekutuan 184 persona, numër ky rekord për këtë vend. Të dhënat e publikuara nga Amnesty International kanë treguar se në gjithë botën, gjatë vitit të kaluar, ka rënë numri i ekzekutimeve me vdekje, gjithsej 657, që është 5% më pas se gjatë vitit 2018. Për vitin e kaluar, […]