OBSH paralajmëron për rrezikun nga barnat false kundër koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se është e rrezikshme blerja e barnave false që po qarkullojnë pas përhapjes së koronavirusit. Efekte serioze anësore dhe një “pandemi paralele” janë paralajmërimet e ekspertëve të cilët kanë bërë thirrje që të kihet kujdes në blerjen e barnave. Që prej përhapjes së koronavirusit, kërkesa për barna është shtuar, […]

Oxfam alarmon: Gjysmë miliardi njerëz mund të shtyhen drejt varfërisë

Organizata bamirëse Oxfam ka paralajmëruar se për shkak të koronavirusit, numrit të të varfërve në botë mund t’i shtohen edhe gjysmë miliardi të tjerë. Përpara takimit të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe G20-tës, që do të mbahet javën e ardhshme, Oxfam ka thirr vendet e pasura të pajtohen për një “Paketë Shpëtimit Ekonomike për […]

Bernie Sanders largohet nga gara për President të SHBA-ve

Senatori Bernie Sanders i ka dhënë fund kampanjës për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara. 78-vjeçari ua kumtoi vendimin përkrahësve të tij përmes një video-konference gjatë ditës së mërkurë. “Po të besoja se kemi një shteg të mundshëm për t’u nominuar, sigurisht se do të vazhdoja,” ka thënë Sanders, duke e pranuar se ishte […]

Tre faktorë me të cilët Gjermania po kontrollon koronavirusin

Në Gjermani janë 103,375 raste të infektuar me koronavirus deri më tani. Janë shëruar 25,280, derisa kanë vdekur 1,810 persona. Ndërkohë, në vende tjera evropiane, si në Itali dhe Spanjë, e më pas në Shtetet e Bashkuara, pasojat nga koronavirusi janë shumëherë më të mëdha. Për këtë dallim, ekspertët japin mendime të ndryshme, por shumë […]

Shkaku i pandemisë, ‘remitencat mund të ulen deri në 20 për qind’

Për shkak të ndikimit ekonomik që vazhdon të ketë përhapja e virusit COVID-19, parashihet që edhe qytetarët e Kosovës të pranojnë më pak para nga familjarët e tyre jashtë vendit. Sipas BQK-së, dërgesat e kosovarëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës mund të bien deri në nivelin që ndodhi gjatë krizës ekonomike globale […]

IKSHPK apelon: Mos dilni në grupe, mund të shkaktoni shpërthim epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos dalin në grupe gjatë orëve të lira për lëvizje. Instituti ka shprehur frikën se, nëse nuk tregohet kujdes nga qytetarët mund të ketë përhapje të madhe të pandemisë COVID-19. Më poshtë, lexoni thirrjen e plotë:

Shtohet për 20 persona numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se të hënën janë konfirmuar edhe 20 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë. “Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në […]

Rënie në numrin e viktimave, derisa SHBA i afrohen kulmit të pandemisë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur optimist kur të dielën në New York është shënuar rënie në numrin e të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Trump tha se sheh “dritë në fund të tunelit” dhe se rastet e infketimit me koronavirus po nivelizohen në qytetet më të rrezikuara. Duke theksuar se këto janë shenja […]

Shqipëri, vdekja e ish-boksierit qon numrin e viktimave nga koronavirusi në 21

Ish-boksieri shqiptar, Skënder Kurti, është viktima e fundit që pëson nga koronavirusi në Shqipëri. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë, transmeton Top Channel. Me vdekjen e tij, numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shqipëri arrin në 21.

Kosovë, vdesin dy persona nga koronavirusi

Një 59-vjeçar nga Prishtina dhe një 70-vjeçare nga Korisha e Prizrenit janë dy personat që kanë ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë e infektimit me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se dy pacientët kishin pasur sëmundje shoqëruese dhe në Klinikën Infektive ishin pranuar në […]