10 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Është ngritur në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Përpos dy personave të parë të deklaruar pozitiv me virusin, tani Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 6 persona të tjerë të infektuar, që kanë qenë në kontakte të ngushta me dy të parët, derisa dy raste të tjera të prekur nuk […]
Gjatë pesë viteve të fundit janë riatdhesuar mbi 40.000 qytetarë të Kosovës

Që nga vitet 2014 dhe 2015, kur në Kosovë nisi fluksi i largimit të qytetarëve drejt vendeve evropiane, deri më tani janë riatdhesuar mbi 40.000 persona që në ato vite ishin larguar nga vendi. “Janë riatdhesuar mbi 40.000 qytetarë të Kosovës. Rreth 90 për qind e tyre kanë qenë nga Gjermania, sepse Gjermania ishte shteti […]
Ka nisur procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka shprehur zotimin se gjatë procesit të deklarimit të pasurisë Agjencia kundër Korrupsionit, do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të […]
Ndahen 400 mijë euro në përgatitje ndaj koronavirusit

Qeveria e Kosovës ka nadarë një shumë prej 400 mijë eurove për të ndërmarrë masa përgatitorte ndaj përhapjes së mundshme në vend të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kanë kërkuar nga qeveria 400 mijë euro shtesë për të luftuar Coronavirusin. “Sfida shumica e depove kanë deklaruar se s’kanë stoqe për gjerat e […]
Qeveria shkarkon Bordin e Drejtorëve në ‘Infrakos’ dhe atë mbikëqyrës të ‘Trepçës’

Të premten Qeveria e Kosovës ka votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes që merret me menaxhimin e hekurudhave, ‘Infrakos’. “Njësia për Politika dhe Monitorim të ndërmarrjeve publike ka rekomanduar që qeveria ta shkarkojë Bordin e Drejtorëve të NDërmarrjes Publike “Infrakos” për shkelje të detyrave fiduciare”, ka thënë Ministrja Rozeta Hajdari, transmeton Koha.net. […]
Vdes Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-liderit komunist Enver Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 99 vjeqe Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Nexhmije Hoxha ka qenë ish-drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë, përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor, drejtore e Drejtorisë së Propagandës, ArsimKulturës në KQ […]
Regjistrohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Një grua e moshës 50 vjeçe në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar të jetë e prekur nga koronavirusi. Mediat kanë raportuar se ajo ditët e fundit ishte kthyer nga Italia. Ajo për momentin është e shtruar në repartin e infektologjisë dhe ndodhet në gjendje stabile. “Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali […]
Vitin e kaluar mbi pesë mijë persona hoqën dorë nga nënshtetësia kosovare

Gjatë vititi 2019 mbi pesë mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare. “Gjate periudhës janar-dhjetor 2019, në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 5461 vendime për lirim nga shtetësia. Prej tyre 5394 janë vendime pozitive, 67 vendime negative. Nënshtetësitë që marrin më së shumti qytetarët e Kosovës, janë nënshtetësia gjermane, austriake, sllovene e të tjera”, […]
Koronavirusi depërton në Kroaci dhe Austri

Infektimet me koronavirus kanë mbërritur edhe në Kroaci dhe Austri, derisa është rritur numri i të vdekurve dhe të prekurve në Itali. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, saktësoi se i infektuari është një burrë i ri, gjendja e të cilit është stabile. Raportohet se ai është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviq” […]
Rama: Kemi marrë të gjitha masat për t’u përballur me koronavirusin

Shqipëria nuk ka raste të prekura nga koronavirusi, derisa në Italinë fqinje janë shënuar tre viktima dhe mbi 130 të infektuar. Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Facebook duke reaguar ndaj disa raportimeve se ka të infektuar edhe në Shqipëri. “KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, […]