Përgjaket Bejruti gjatë protestës së Hezbollahut

Së paku gjashtë persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë lënduar nga të shtënat me armë të enjten në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Përleshjet me armë filluan gjatë protestës së thirrur nga grupet Hezbollah dhe Amal kundër gjykatësit që po heton rastin e shpërthimit të vitit të kaluar në portin e qytetit. Organizatorët e […]

SHBA uron Serbinë për 140 vite partneritet

Sekretari amerikan Antony Blinken ka uruar Serbinë në shënimin e 140 vjetorit të lidhjeve diplomatike mes dy shteteve. “Jemi të lumtur të shënojmë 140 vite të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Dy vendet tona ndajnë histori të mbushur me miqësi dhe lidhje të thella kulturore.” Blinken është shprehur optimist që e ardhmja […]

Mbi 648 mijë të vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë

Në Kosovë janë vaksinuar mbi 648 mijë persona me dy vaksinat kundër Covid-19. Në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se deri tani janë vaksinuar me të dy dozat 648.218 persona. Ndërsa, numri total i dozave të administruara deri tani është 1 milion e 467 mijë e 104. Me […]

SHBA kërkon qetësi pas tensioneve në veri të Mitrovicës

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në Kosovë pas tensioneve që ndodhën të mërkurën në veri të vendit. Aksioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave u përball me protestuesë serbë në veri të vendit të cilët u treguan të dhunshëm ndaj policëve dhe mediave. Nga situata e krijuar gjatë […]

Asociacioni i Gazetarëve reagon pas sulmeve në veri të Mitrovicës

Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri të Kosovës, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës pas situatës së tensionuar të mërkurën në Mitrovicën Veriore. “Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre,” thuhet në reagimin e AGK-së. Gjatë ditës së […]

Operacioni i Policisë së Kosovës pritet me dhunë në veri të vendit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të mërkurën një operacion kundër mallrave të kontrabanduara në disa pjesë të vendit, derisa situata u bë e dhunshme gjatë aksionit në pjesën veriore të Kosovës. Në njoftimin e policisë thuhet se operacioni ka kaluar pa probleme në pjesë të Pejës, Prishtinës dhe Mitrovicës së Jugut, derisa në Mitrovicën e […]

Macron prezanton planin e tij “Franca 2030”

Gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, Presidenti francez Emmanuel Macron ka paraqitur në publik planin e tij për investime në novacione dhe prodhim. Nën emrin “Franca 2030”, ky plan parasheh që gjatë viteve të ardhshme të investohen rreth 35 miliardë dollarë për studime për një sektor industrial të qëndrueshëm dhe pa karbon. Franca synon që deri […]

Aktakuzë ndaj dy personave për skandalin e 2 milionë eurove

Ndaj dy personave janë ngritur aktakuza për vepra pernale në lidhje me rastin e zhdukjes së mbi 2 milionë eurove nga thesai shtetëror i Kosovës. Aktakuzat nga Prokuroria Speciale janë ngritur ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës për veprat penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrje në sistemet kompjuterike, vjedhje e identitetit dhe shpëlarje […]

Në Serbi regjistrohen 53 viktima nga Covid-19

Në njëzetekatër orët e fundit në Serbi janë regjistruar 53 viktima nga Covid-19. Në raportin ditor të publikuar të martën, Ministria serbe e Shëndetësisë ka njoftuar për numrin e viktimave dhe për 6.930 raste të reja të të infektuarve bazuar në 23.660 testime. Deri tani, numri total i viktimave nga Covid-19 në Serbi ka shkuar […]

OSBE thërret mediat shqiptare të bëjnë ‘vetërregullim të fortë’

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, u ka bërë thirrje mediave në Shqipëri që të angazhohen në krijimin e masave vetërregulluese dhe kështu të pakësojnë hapsirat për ndërhyrje nga institucionet qeveritare. “Vetërregullimi është shumë i rëndësishëm për qarqet e medias. Nëse ju keni një vetërregullim të fortë, ju mund të pakësoni hapësirat […]