Kosovë, arrestohen pesë persona për vepra terroriste

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë gjatë vikendit nën dyshimin se po përgatisnin vepra terroriste. Prokuroria Speciale bën të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë zjarri, dron, si dhe armë anti-tankë. Tw arrestuarit dyshohen pwr “përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja […]

Përmbytjet në Greqi dëmtojnë rëndë Evian Veriore

Përmbytjet pas reshjeve të shiut në Greqi kanë shkaktuar dëme të mëdha në ishullin Evia i cili gjatë muajve të verës ishte përballur me zjarre të mëdha. Sipas raportimeve nga mediat greke, katër persona kanë mbetur të ngujuar në Agia Anna, derisa 100 të tjerë janë shpëtuar nga përmbytjet që nisën të shtunën dhe që […]

Kancelari austriak Kurz ofron dorëheqjen pas hetimeve për korrupsion

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, ka lajmëruar dorëheqjen pas hetimeve për korrupsion dhe ryshfet. Më herët gjatë javës, prokurorët në Austri njoftuan se kancelari dhe nëntë individë të tjerë po hetohen për ryshfet, derisa hetuesit u futën në zyrat e partisë së tij. Hetimi nis prej vitit 2016 kur Kurz ishte ministër i Jashtëm dhe […]

SBASHK-u paralajmëron protesta dhe grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka paralajmëruar protesta dhe grevë në kërkesën e tyre për miratimin e Ligjit të Pagave. Në komunikatën e lëshuar nga SBASHK thuhet se qeveria dhe instritucionet “e kanë harruar” ligjin e pagave dhe kjo ka krijuar paknaqësi që do të çojnë në protesta dhe greva. […]

Çmimet e artikujve të përditshëm po rriten në gjithë botën

Në gjithë botën po shënohen rritje të çmimeve për shumë artikuj ushqimorë, të mallrave të ndryshme dhe pajisje elektro-shtëpiake.   Ata që më së shumti po e pësojnë nga këto rritje të çmimeve janë familjet me të ardhura të ulëta. Kryetari i Bankës Qendrore Amerikane Jerome Powell tha javën e kaluar se kjo rritje e […]

Shqipëri: Paralajmërohet vaksinimi i fëmijëve dhe ai me dozën e tretë

Shumë shpejt në Shqipëri mund të nis vaksinimi me dozën e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve nën moshën 18 vjeçe. Këtë paralajmërim e dha të enjten Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se kjo do të bëhet “nëse ekspertët do të vendosin”. “Për sa na takon ne do të bëjmë gjithçka për të […]

Personat e pagjetur, Hoti: Po punojmë në disa lokacione brenda Kosovës

Kryetari i Komisionit Qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, ka thënë se është duke u punuar në disa lokacione brenda Kosovës në kërkimin të gjetjes së personave të zhdukur nga lufta e fundit në vend. “Për hir të mos shqetësimit të familjarëve ne nuk i kemi bërë publike se cilat janë lokacionet, janë pesë […]

Rama kritikon liderët evropian: BE-ja ‘po humbet fytyrën’ para Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kritikuar liderët e vendeve të Bashkimit Evropian në lidhje me moshapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duke rikujtuar veton e bërë nga Bullgaria, Rama është shprehur pesimist se ky vend do të bëjë ndryshe në një kohë të afërt. “Me keqardhje e them që […]

Tiranë, protestë kundër rritjes së çmimeve: ‘Na duan të varfër që t’na kontrollojnë’

Rritja e çmimeve të bukës, kafesë, karburantit dhe energjisë elektrike ka nxjerrë në protestë qytetarë shqiptarë që u mblodhën të mërkurën para ndërtesës së kryeministrisë në Tiranë. “E gjitha bëhet për t’i mbajtur njerëzit e varfër sepse kështu i kontrollojnë. Prandaj duhet të bëhemi bashkë përballë saj,” ka thënë Pano Soko gjatë protestës. Ndërkohë, avokati […]

Merkel: Mos vendosni afate për zgjerimin e BE-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërkurën se është kundër caktimit të afateve për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Nuk besoj në caktimin e datave,” është shprehur Merkel para gazetarëve që po përcjellin samitin në Slloveni. “Besoj në mirësinë e premtimeve tona: sapo të plotësohen kushtet, mund të ndodh zgjerimi,” ka […]