Vuçiq shprehet i kënaqur me marrëveshjen për targat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur i kënaqur me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. “Jam i kënaqur me atë që kemi arritur. Kemi reaguar si shtet në mënyrë të mençur dhe të përgjegjshme. Kemi treguar se gjithmonë do të jemi me popullin tonë, dhe kjo është […]
Vështirësohet qarkullimi drejt kufirit në Bërnjak

Qytetarët serb në veri të Kosovës po vazhdojnë të protestojnë për të dhjetën ditë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve që futen nga Serbia. Gjatë mëngjesit të së mërkurës janë vërejtur edhe barrikada të reja në rrugën që çon drejt pikës kufitare në Bërnjak. Siç transmeton Klan Kosova, tre kamionë të tjerë me […]
Stafi i OBSH-së abuzoi seksualisht gratë në Kongo, thotë raporti

Punëtorë të angazhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë abuzuar seksualisht gra dhe vajza në Republikën Demokratike të Kongos në kohën që po ndihmonin në luftimin e virusit Ebola. Pas një hulumtimi nga një komision i pavarur, raporti 35-faqe ka nxjerr përfundime se gjatë periudhës 2018-2020 punëtorë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë kryer abuzime seksuale në […]
Qeverisë i dorëzohet koncept-dokumenti për vetingun

Qeveria e Kosovës ka pranuar koncept-dokumentin për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky dokument është përpiluar duke patur si shtylla krysore verifikimin e integritetit personal të subjekteve të vetingut, vlerësimin profesional dhe performancës dhe kontrollit të pasurisë së tyre. Siç transmeton Klan Kosova, ky mekanizëm pritet […]
Von der Leyen në Shkup: Duam që bisedimet t’i fillojmë gjatë këtij viti

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë sot se qëllimi i Bashkimit Evropian është që para fundit të vitit të nisin bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Synimi i përgjithshëm është që me të vërtetë të nisë procesi i anëtarësimit dhe kjo nuk duhet të pengohet më”, tha Von […]
Rama: Kosova ka të drejtë, Serbia “mizën po e bën buall”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka mbështetur qeverinë e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Gjatë vizitës në Prishtinë të hënën, Rama u prit nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të cilit i tha se është e drejtë vendosja e reciprocitetit për targat. “E drejta këtu është me Kosovën […]
Presidentja e KE-së Von der Leyen nis turin ballkanik në Shqipëri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nisi sot turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor me vizitën e saj të parë në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. “I kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor me Shqipërinë. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në […]
KFOR-i vendos njësitë në Jarinjë dhe Bërnjak

KFOR-i ka njoftuar se është duke ndërmarrë masat e veta për uljen e tensioneve në pikat kufitare në veri të Kosovës. Komandanti i misionit paqerëjutës, gjeneral major Franco Federici ka thënë të hënën se KFOR-i ka rritur patrullimet përgjatë rrugëve kryesore, të prekura nga bllokadat, dhe duke vendosur njësitë e tij në vendkalimet kufitare në […]
Çështja “Gërdeci”: Apeli vendos rihapjen e procesit ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri është shprehur të premten në favor të gjykimit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e […]
NATO kërkon përmbajtje nga Prishtina dhe Beogradi

Të shmangin veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut është kërkesa e NATO-s për zyrtarët e qeverive në Prishtinë dhe Beograd. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës derisa u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të ushtrojnë përmbajtje, […]