500 mijë të emigruar nga Shqipëria brenda dhjetë viteve, tregon hulumtimi

Brenda periudhës 2010-2019 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 499 mijë persona, thotë një raport i ekspertëve nga Vjena. Raporti i Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë ka përllogaritur të dhënat nga Eurostat për vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet jo anëtare. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit […]
Ekspertët e Grupit për Ballkan angazhohen rreth dialogut

Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë, duke përcaktuar modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialogut me Serbinë. Në njoftimin e BPRG tregohet për emrat e eksperëve të angazhuar deri tani, ku bënë pjesë edhe publicisti Veton […]
Pamjet satelitore tregojnë grumbullim të ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën

Disa fotografi të realizuara nga satelitët tregojnë për forca të shtuara ushtarake në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës. Fotografitë janë realizuar midis 27 marsit dhe 16 prillit nga Maxar Technologies. Ato tregojnë grumbullime të pajisjeve ushtarake ruse në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Radio Evropa e Lirë. Kreu […]
Shqipëria vazhdon vaksinimin me AstraZeneca

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. “Sot kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat menjëherë do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç”, ka thënë ministrja Ogerta […]
Mbi 16 mijë kosovarë janë vaksinuar kundër koronavirusit

Mbi 16 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar deri tani me vaksinën kundër Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po vazhdon vaksinimi për personat e grup-moshës 75-79 vjeç që janë me sëmundje kronike. “Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës […]
Masat e reja anti-Covid: Rihapet gastronomia

Shërbimet e gastronomisë dhe qendrat tregtare në Kosovë do t’i rikthehen punës nga dita e hënë, 19 prill. Pas rishikimit të masave kundër Covid-19, qeveria e vendit ka njoftuar edhe për orarin e ri të lëvizjes së qytetarëve. Ora kufizuese nga e hëna fillon në 22:30 dhe zgjatë deri në 05:00 të mëngjesit. “Nga data […]
Nga e hëna rihapen lokalet e gastronomisë

Sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare në Kosovë do të rihapen nga 19 prilli, është vendosur sot pas takimit të zyrtarëve qeveritarë. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka zhvilluar takim sot me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe me asociacionin e komunave. “Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me […]
Trupat amerikane drejt largimit përfundimtar nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka njoftuar se trupat e fundit të ushtrisë amerikane në Afganistan do të fillojnë të largohen nga muaji maj, derisa tërheqja përfundimtare do të bëhet në muajin shtator. “Është koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Është koha që trupat amerikane të kthehen në […]
Haines: Kina dëshiron të ndryshoj normat globale

Drejtuesit e agjencisë amerikane të zbulimit paralajmëruan të mërkurën për “kërcënimin e pashembullt” që vjen nga Kina. “Kina gjithnjë e më shumë është një konkurrente që sfidon Shtetet e Bashkuara në aspekte të shumta, ndërsa bën presion për të ndryshuar normat globale në mënyra që favorizojnë sistemin autoritar kinez,” tha Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Avril […]
Danimarka e ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Pas shqetësimeve për efektet anësore, Danimarka e ka ndaluar tërësisht përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga AstraZeneca-Oxford. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se në bazë të studimeve, një në 40.000 njerëz është prekur nga mpiksja e gjakut. Ky është një rezultat më i lartë sesa ishte pritur, transmeton REL. Danimarka bëhet vendi i parë […]