Blinken fajëson Kinën për përphapjen e koronavirusit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka fajësuar Kinën për përhapjen e koronavirusit në gjithë botën. “Unë mendoj se Kina e di që në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, e cila do të ishte që në kohë reale t’u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë,” ka thënë Blinken për […]

Gjermani, mbi tre milionë të infektuar me koronavirus

Në Gjermani ka kaluar mbi tre milionë numri i personave të infektuar nga koronavirusi. Të dhënat nga Qendra Robert Koch kanë treguar se numri i vdekjeve nga sëmundja COVID-19 ka arritur në 78.452. Javën e kaluar autoritetet regjistruan një shkallë prej 136.4 të infektuar për 100.000 banorë, transmeton REL. Autoritetet shëndetësore gjermane paralajmëruan të premten […]

Kërkohet vaksinimi i mësimdhënësve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar nga Qeveria e vendit që ta ketë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve. “Qeveria të mos e lënë në grupin e dytë por ta vënë në atë primar vaksinimin, edhe në takimin që kishim me ministrin Vitia e kemi hapur këtë çështje dhe ai ka […]

Floyd ‘vdiq nga veprimet e policit’, thotë eksperti mjekësor

George Floyd ka vdekur për shkak të mënyrës se si polici e kishte ndaluar atë, ka thënë një ekspert mjekësor gjatë gjykimit të ish policit Derek Chauvin në Minneapolis të SHBA-ve. Ish oficeri i policisë i ka mohuar akuzat ndaj tij gjatë gjykimit, ku ai akuzohet për vrasjen e Floyd.   Gjatë majit të vitit […]

Vdes në moshën 99 vjeçe Princi Philip

Ka vdekur në moshën 99 vjeçe Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II. “Me pikëllim të thellë, madhëria e saj, mbretëresha, ka njoftuar për vdekjen e burrit të saj të dashur, lartmadhërisë së tij, princit Philip, dukës së Edinburgut”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Pallati Buckingham. Duka i Edinburgut, që është bashkëshorti që më […]

Vitia: Në fillim të majit arrijnë vaksinat e radhës

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se kontigjenti i radhës i vaksinave kundër koronavirusit do të arrij në Kosovë në fund të këtij muaji ose në fillim të majit. “Njoftimet nga COVAX se kontigjenti i dytë i vaksinave përmes kësaj skeme mund të arrijnë në Kosovë në fund të këtij muaji, ose në fillim […]

Hulumtimi: Të mbijetuarit e koronavirusit “përballen me çrregullime mendore”

Një prej tre të mbijetuarve të koronavirusit janë diagnostikuar me çrregullime të trurit apo probleme tjera psikiatrike, ka treguar një hulumtim i kryer me pacientë kryesisht amerikanë. “Ndonëse rreziqet individuale për shumicën e çrregullimeve janë të vogla, efekti në nivel të popullsisë mund të jetë substancial”, ka thënë Paul Harrison, profesor i psikiatrisë në Universitetin […]

EMA: Mpiksjet e gjakut, efekte anësore “shumë të rralla” nga vaksina AstraZeneca

Ekziston një ‘lidhje e mundshme’ mes vaksinës së AstraZeneca dhe rasteve kur te pacientët paraqiten mpiksje të gjakut pas vaksinimit me këtë lloj të vaksinës kundër Covid-19. Kështu ka bërë të ditur Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila ka njoftuar se “mpiksjet e pazakonta të gjakut me trombocite të ulëta të gjakut duhet të […]

Aeroporti i Rinasit vazhdon të jetë i bllokuar

Revolta e kontrollorëve të kompanisë AlbControl ka bërë që për të dytën ditë radhazi të jenë të bllokuara fluturimet në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Deri tani, siç raporton Top Channel, mbi njëzet kontrollorë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar. Një ditë më parë, ushtria […]

Vuçiq vaksinohet me vaksinën kineze

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është vaksinuar kundër koronavirusit me vaksinën kineze Sinopharm. “E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram, transmeton REL. Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Vuçiq kishte kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen […]