Kosovë-Serbi: Fillon zbatimi i marrëveshjes për dokumentet

Me fillimin e 1 shtatorit ka filluar edhe zbatimi i marrëveshjes për dokumentet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas marrëveshjes të arritur në Bruksel ditë më parë, qytetarët e dy vendeve do të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftimet përkatëse të shtetit të tyre. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal […]

Marrëveshja Kosovë-Serbi: Qytetarët do të lëvizin me dokumentet e shtetit të tyre

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi të shtunën se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentetet e qytetarëve kur ata kalojnë pikat kufitare mes dy vendeve. Borrell tha se “Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të […]

Në kërkim të marrëveshjes: Escobar dhe Lajçak ‘të mërkurën në Prishtinë’

Çështja e targave dhe dokumenteve serbe do t’i sjell gjatë kësaj jave për vizitë në Prishtinë dhe Beograd të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas burimeve të REL të dy diplomatët do të qëndrojnë të mërkurën në Prishtinë.   Escobar dhe Lajçak […]

Nuk ka marrëveshje nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

Nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje takimi i së enjtes në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë pas takimit se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Borrell tha se për mospajtimet e deritashme, mes të dyja […]

Escobar: Ka mjaft modele për të arrit zgjidhje stabile mes Kosovës dhe Serbisë

Brenda Evropës ka mjaft modele të cilat mund të përdoren si zgjidhje stabile në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Ne mendojmë se brenda Evropës ekzistojnë mjaft modele që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjitha […]

Stoltenberg: Nëse është nevoja, KFOR do të rris prezencën në Kosovë

Forcat e KFOR-it do të rrisin prezencën në Kosovë nëse një gjë e tillë është e nevojshme, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jens Stoltenberg. “Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në […]

Vuçiq para takimit me Kurtin: ‘Ne nuk pajtohemi thuajse për asgjë’

Një ditë para takimit në Bruksel, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nuk pajtohet pothuajse për asgjë. “Do të kemi diskutime të vështira nesër, ne nuk pajtohemi thuajse në asgjë”, ka deklaruar Vuçiq të mërkurën. Presidenti serb u shpreh kështu pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të […]

Ambasadori britanik në Shqipëri: Do të ketë ‘non grata’ të tjera gjatë vitit

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka paralajmëruar se do të ketë shpallje ‘non grata’ të tjera nga Britania e Madhe në drejtim të politikanëve dhe biznesmenëve shqiptarë që minojnë sundimin e ligjit. “Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj, më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të […]

Pahor: Mungon një dialog i fortë mes Kosovës dhe Serbisë

Ka mosbesim mes palëve dhe kjo e pamundëson një dialog të fortë, ka thënë Presidenti slloven Borut Pahor në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Nëse nuk ka dialog të fortë, ekziston gjithmonë rreziku që të ndodhin ngjarje të tilla që mund të rrisin tensionet. Aktualisht nuk ka një dialog të fortë”, është shprehur […]