Bërnabiq i fton vendet e rajonit t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”

Ftesa për t’u bërë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” do të jetë gjithmonë e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit, ka theksuar Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq. “Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kjo nismë”, tha Bërnabiq të hënën gjatë një takimi të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që […]
Përparim Rama fiton zgjedhjet në Prishtinë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtur të dielën. Pas numrimit të votave, në uebfaqen e KQZ-së rezultatet tregojnë se Rama ka fituar 51.07 për qind të votave, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka fituar 48.93 […]
Përfundojnë votimet në raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë

Në 21 komuna të Kosovës sot është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit Komunat ku është mbajtur balotazhi i sotëm janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti KQZ: Deri në ora 19:00 votuan 37.88 për […]
Kosova ‘do të jetë’ në Samitin e Demokracisë në SHBA

Kosova ‘do të ftohet’ të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë që do të mbahet gjatë dhjetorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve të KOHËS, është konfirmuar se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është informuar për ftesën pas takimeve që ajo pati me përfaqësues të institucioneve amerikane. Javë më parë, ishte publikuar një […]
Osmani takon Nuland: SHBA falënderojnë Kosovën për afganët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Nën-Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, nga e cila është falënderuar për mikëpritjen e refugjatëve afganë. “Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe gjeneroze për të mikëpritur përkohësisht afganët,” ka shkruar Nuland pas takimit. Ndërsa, nga presidenca kosovare u tha se takimi mes Osmanit […]
Kosova është në “stadin e fundit” drejt liberalizimit, thotë shefi i zyrës së BE-së

Kosova është në stadin e fundit të rrugëtimit drejt liberalizimit të vizave, ka thënë shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. “Viteve të fundit Kosova ka bërë progres në rrugën tonë integruese. Sa i përket liberalizimit të vizave unë mendoj që jemi në stadin e fundit të këtij rrugëtimi të gjatë. Raporti […]
Ligjvënësit amerikanë të shqetësuar me situatën politike në Serbi

Në një letër dërguar Presidentit amerikan Joe Biden, shtatë ligjvënës në Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime për situatën aktuale politike në Serbi. Në letër kritikohet gjendja e medieve në Serbi dhe citohet organizata Gazetarët pa Kufij sipas së cilës “Serbia është një vend ku gazetarët u nënshtrohen sulmeve pothuajse të përditshme që vijnë gjithnjë […]
Kurti: Mësuam nga e kaluara, Asociacioni është “ngrehinë” që dëmton Kosovën

Kushtetuta e Kosovës nuk pranon që në vend të krijohet një asociacion me baza etnike, derisa Serbia dëshiron që në Kosovë të bëjë atë që është bërë në Bosnje, ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. I pyetur rreth kërkesës ndërkombëtare që në Kosovë të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, gjatë një interviste […]
Gjermania e shqetësuar për gjendjen në Bosnjë-Hercegovinë

Situata politike në Bosnjë-Hercegovinë ka ngritur shqetësimet e qeverisë gjermane për frikën se mund të ketë një konflikt në rajonin e Ballkanit. Raporti i paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt ka shprehur shqetësimin në lidhje me deklaratat e bëra nga presidenti i serbëve në Bosnjë-Hercegovinë Milorad Dodik. “Thirrjet për shkëputje dhe për hapa […]
Zoran Zaev jep dorëheqje si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i deritanishëm maqedonas njoftoi dorëheqjen të dielën në mbrëmje, pas humbjes që partia e tij pësoi në zgjedhjet e fundit lokale. Zaev gjithashtu njoftoi se dorëhiqet edhe nga detyra e kryetarit të partisë LSDM. “Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në […]