Kosova dhe Serbia pajtohen ‘të takohen rregullisht’ për çështjen e të pagjeturve

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar të takohen ‘rregullisht’ për të ofruar zgjidhje në çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë. Kështu ka thënë udhëheqësi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit me palën serbe në Bruksel gjatë ditës së mërkurë. “Është e rëndësishme që të këmbejmë mbetjet […]

Zgjedhjet lokale: Këta janë numrat e subjekteve politike

Subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë mësuar numrat e caktuar sipas shortit të hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të garoj me numrin 144. Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 160, derisa Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin […]

Kurz lavdëron Serbinë për “rezultate të shkëlqyera” ekonomike

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka lavdëruar Serbinë për gjendjen e saj ekonomike. Gjatë vizitës zyrtare të shtunën, Kurz tha se marrëdhëniet e Austrisë me Serbinë janë të shkëlqyera dhe ka lavdëruar “rezultatet e shkëlqyeshme ekonomike”. Sipas Tanjug, lideri austriak ka thënë se vendi i tij gjithmonë ka mbrojtur perspektivën europiane për Serbinë dhe u zotua […]

Zgjedhjet komunale: Vetëm 13 gra kandidate për kryetare

Vetëm 13 gra janë kandidate për kryetare në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 17 tetor në Kosovë. Një hulumtim i Demokracisë në Veprim ka treguar se ky është numri i grave që garojnë për drejtimin e komunave, nga 167 kandidatë gjithsej. “Në afër 75% të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që […]

Ibrahimi: Kosova ‘të pranoj mesazhin’ e SHBA-ve rreth tërheqjes nga angazhimet ushtarake

Kosova duhet të kuptoj mesazhin e lëshuar nga presidenti amerikan Joe Biden i cili paralajmëroi fundin e një epoke të operacioneve të ushtrisë amerikane në ndërtimin e shteteve në botë, thotë analisti Ilir Ibrahimi. Pas tërheqjes nga Afganistani, presidenti Biden paralajmëroi se ky është fundi i përfshirjes ushtarake të SHBA-ve në ndërtimin e shteteve tjera. […]

Mali i Zi sqaron fusnotën e vendosur për Kosovën

Qeveria e Malit të Zi ka sqaruar pse i është vendosur shtetit të Kosovës fusnota në ftesën për pjesëmarrje në një samit gjatë muajit tetor. Nga Ministria e Administratës Publike dhe Shoqërisë Digjitale të Malit të Zi kanë thënë për REL se “organizimi është në përputhje me rregullat për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale”. […]

Michel: Ballkani Perëndimor i nevojitet BE-së

Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe bashkë mund të krijohet një e ardhme më e mirë, ka thënë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Duke folur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, ai deklaroi se çdo zgjerim e ka bërë BE -në më të mirë dhe ka çuar në atë që është […]

Ministrja Gërvalla: “Ballkani i Hapur” është iniciativë e rrezikshme

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka vlerësuar “të rrezikshme” nismën e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë të prezantuar me emrin “Ballkani i Hapur”. Gjatë vizitës së saj në Shkup, Gërvalla komentoi marrëveshjen e arritur mes liderëve të tri vendeve ballkanike për krijimin e iniciativës që parasheh lehtësime në lëvizjen […]

Nisma ‘Ballkani i Hapur’ për Qeverinë e Kosovës është “pa vizion për rajonin”

Qeveria e Kosovës nuk sheh të ardhme në iniciativën “Open Balkan” të mbështetur nga tri shtete të rajonit. Gjatë javës, në Shkup u arrit marrëveshja mes liderëve të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për realizimin e nismës që deri tani njihej si “mini-shengeni” ballkanit, derisa tani mban emrin “Open Balkan” (Ballkani i Hapur). “Iniciativa […]