Kosova drejt zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese vendosi dje se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i cili, më 3 qershor votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Rrjedhimisht, gjykata konstatoi se “presidenti […]
Hoti kërkon sa më shpejtë të zgjedhet presidenti i ri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që partitë politike sa më shpejtë të dakordohen për çështjen e presidentit. Pas shkuarjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, vendi është nën drejtimin e Vjosa Osmanit si ushtruese e detyrës së presidentit. Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq qeverinë, insiston në një marrëveshje midis spektrit politik. […]
Osmani: Të dalim me një platformë unike për dialogun me Serbinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që të krijohet një platformë e gjithë përfaqësuesve në Kuvend dhe me te të vazhdohet tutje në dialogun me Serbinë. “Në mënyrë që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti apo kushdo të arrijë diçka duhet të ketë riunifikim të brendshëm në Kosovë dhe të dalim […]
SHBA insistojnë që ‘të gjithë kriminelët e luftës të dalin para drejtësisë’

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar se janë që para drejtësisë të vendosen të gjithë kriminelët e luftës. Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett është takuar të martën me Ambasadorin e përgjithshëm amerikan për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse H. Tan. Ata kanë ritheksuar se duhet të vendosen “të gjithë kriminelët e luftës […]
Biden paralajmëron rikthimin e SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar se vendi i tij do të kthehet në Marrëveshjen e Parisit për luftimin e ndryshimeve klimatike. Më herët gjatë vitit, ishte Presidenti në largim Donald Trump që tërhoqi SHBA-të nga marrëveshja duke e cilësuar atë si “trillim”. Ndërkohë, Biden e bëri zotimin ndërkohë që […]
Rusia pajtohet për çdo zgjidhje që pranohet nga Beogradi

Rusia e ka rikonfirmuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës duke thënë se do të përkrah çdo zgjidhje që do të pranohet nga Serbia. “Do të pajtohemi me atë zgjidhje që do t’u përgjigjet ligjeve dhe interesave të serbëve, që do të mbështetet nga Beogradi,” ka thënë Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko. Gjatë një […]
Von Cramon kërkon ‘afat të qartë’ për liberalizimin e vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka kërkuar Këshillit të Bashkimit Evropian që të tregoj një afat kohor se kur do të merret vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjatë fjalimit të saj në raportim në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së, Von Cramon kërkoi që të mbahet premitimi […]
Për liberalizimin, ‘Kosova t’i bind shtetet skeptike të BE-së’

Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që t’i bindin vendet skeptike të Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit, thotë Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. “Gjermania dëshiron progres në këtë çështje dhe e ka futur atë në agjendë në Bruksel. Megjithatë, nuk janë bindur akoma të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Njëkohësisht është me rëndësi […]
Haradinaj: Unë president, ose vendi shkon në zgjedhje

Çështja e presidentit është çështje e një marrëveshje politike mes partive dhe opsion tjetër janë zgjedhjet, ka thënë krytari i AAK-së Ramush Haradinaj. “Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do ti zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opsion që është një marrëveshje politike. Opsion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim […]
Hoti: Serbia nuk jep informacione për varrezat masive

Serbia nuk tregon gatishmëri për t’i dhënë Kosovës informacione rreth varrezave masive, ka thënë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. “Merreni me mend çfarë lloj mizorish janë kryer që eshtrat e një personi, kur janë trasportuar kanë përfunduar në disa varreza. Është një problem për Kosovën dhe familjen e tyre. Kjo e vështirëson procesin e dialogut,” […]