Mali i Zi me qeveri të re, pa partinë e Gjukanoviçit

Për herë të parë pas 30 vitesh, në Mal të Zi zgjedhet një qeveri pa qenë brenda saj Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviqit. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura në muajin gusht i dhanë fund kontrollimit të qeverisë nga presidenti Gjukanoviç. Ky i fundit dominoi skenën politike në vend që nga shpërbërja e Jugosllavisë. Të […]

Pas seancës, Gjykata Kushtetuese ‘tërhiqet për këshillim dhe votim’

Është mbajtur sot seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë së votës të deputetit Etem Arifi në ditën e votimit të Qeverisë së Kryeminsitrit Avdullah Hoti. Pas përfundimit, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, ka bërë me dije se palët kanë kohë t’i dorëzojnë argumentet e paraqitura edhe në formën e shkruar. “Palët kanë mundësi që […]

Seanca e Kushtetueses që ‘vendos’ për të ardhmen e qeverisë

Të mërkurën është paralajmëruar të mbahet seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendsoje për të interpretuar kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në formimin e qeverisë aktuale të drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti. Dyshimet e shfaqura nga LVV-ja, rreth votës së Arifit, pritet të marrin përgjigje nga Kushtetuesja gjatë […]

Bulliqi i VV-së fiton zgjedhjet në Podujevë

Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës kanë nxjerr fitues kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi. Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se Bulliqi ka marr 51.64% të votave, duke shmangur balotazhin. Pas tij është radhitur kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari me 35.97% të votave, dhe i treti ka dal Naim Fetahiu i […]

Gjykata Speciale e qartëson çështjen e mandatit të saj

Amendamentet kushtetuese rreth mandatit të Dhomave të Specializuara, propozuar nga Hashim Thaçi, kur ai ishte president i Kosovës, janë vlerësuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë si të dëmshme për të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës. Më 25 gusht, ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, i është drejtuar Kryesisë […]

Borrell: Kishte propozim për shkëmbim të territoreve, tani nuk është mundësi

Muaj më parë kishte patur propozim për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, pa treguar se nga kush është ngritur ky propozim. “Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, […]

Von Cramon shpreson në liberalizimin e vizave ‘në fund të vitit të ardhshëm’

Shpresa e kosovarëve për liberalizimin e vizave do të zhvendoset edhe në një vit tjetër, derisa mbetet e paqartë nëse një gjë e tillë do të ndodh gjatë vitit të ardhshëm. Derisa u shpresua shumë që gjatë kryesimit të Këshillit të Evropës nga Gjermania, do të ndodhte liberalizimi i vizave për kosovarët, këtë nuk e […]

Evropës i duhen SHBA dhe NATO, thotë ministrja gjermane

Për sigurinë e bllokut evropian është i domosdoshëm vazhdimi i përkrahjes nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, ka thënë ministrja gjermane e mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer. Pas qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, rreth një strategjie të pavarur evropiane të mbrojtjes, reagimi i ministers gjermane ka shpalosur nevojën që Evropa ende ka për aleatët e saj […]

Vuçiq mbron qëndrimin e tij rreth krahasimit të Kosovës me Nagorno Karabakun

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbrojtur deklaratën e tij ku ka bërë krahasimin mes Kosovës dhe regjionit Nagorno Karabak që ka sjellë luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. “Konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”, ka thënë […]

Zgjedhjet në Amerikë, “më të sigurtat në histori”

Zyrtarët e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se zgjedhjet e fundit presidenciale kanë qenë “më të sigurtat në historinë e vendit”. Kështu, zyrtarët zgjedhorë kanë hedhur poshtë pretendimet e Donald Trump për keqpërdorime dhe vjedhje gjatë numërimit të votave. “Nuk ka evidencë të jetë humbur apo fshirë ndonjë votë, të jetë ndryshuar ndonjë […]