Phillips: Nuk pres befasi nga takimi në Uashington

Eksperti amerikan David L. Phillips nuk pret të ndodh ndonjë befasi në takimin e Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq më 4 shtator në Uashington. “Është mirë që po takohen, sepse kjo tregon se dialogu është ende mënyra e preferuar për zgjidhjen e dallimeve. Por dallimet mes Kosovës dhe Serbisë […]

Serwer: Takimi në Uashington mund të sjell marrëveshje në sferën ekonomike

Në takimin e Kosovës dhe Serbisë në Uashington mund të arrihet ndonjë marrëveshje në fushën ekonomike, por vështirë të ndodh diçka rreth çëshjeve të mëdha politike, ka thënë profesori Daniel Serwer. “Dyshoj se do të ketë një marrëveshje mbi çështjet e mëdha poltike të lidhura me normalizimin e marrëdhënieve, pasi përshtypja është se Beogradi nuk […]

Vuçiq: Ekziston mundësia që Trump të jetë pjesë e takimit në Uashington

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mund të mbahet më 3 apo 4 shtator. Kështu ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por që nuk ka konfirmuar nëse takimi i paraparë të mbahej më 2 shtator është shtyrë. Gjithashtu, gjatë një interviste në Televizionin serb “Prva”, Vuçiq tha se në […]

LSDM dhe BDI arrijnë marrëveshjen e bashkëqeverisjes

Në Maqedoninë e Veriut është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet partisë maqedonase Lidhja Social-Demokrate dhe asaj shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim. Liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, e zyrtarizuan marrëveshjen gjatë ditës së martë, derisa emrat e kabinetit qeveritar ende nuk janë bërë publike. “Jemi pajtuar për forcimin e sistemit të drejtësisë, […]

‘Ende ka gjasa që liberalizimi i vizave të ndodh gjatë këtij viti’

Nëse Gjermania, si kryesuese e Presidencës së Bashkimit Evropian, gjatë kësaj vjeshte do të angazhohet më shumë për çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët, atëherë vendimi për liberalizimin edhe mund të ndodh para fundit të vitit. Burime diplomatike në BE i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përpjekje do të ketë që të […]

Kurti u shkruan ambasadorëve: Na ndihmoni të mos kemi një katastrofë humanitare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka shkruar letër të hapur ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë për të shprehur shqetësimin e tij rreth gjendjes së krijuar nga pandemia e Covid-19 dhe për të kërkuar ndihmë. “Të nderuar ambasadorë, diplomatë të nderuar, unë jam i vetëdijshëm se kriza aktuale shëndetësore dhe ekonomike është […]

Palmer: E mbështesim Gjykatën Speciale, Kosova të bashkëpunoj me të

Është e rëndësishme që Kosova të bashkëpunoj me Gjykatën Speciale dhe ajo të shpërbëhet vetëm kur të arrijë përmbushjen e misionit dhe mandatin e saj. Kështu ka deklaruar Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, i cili gjithashtu ka thënë se SHBA-të mbështesin procesin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja. “Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për […]

Hyseni: SHBA do të kyçen në dialog, krahas BE-së

Koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, vizitoi të hënën Uashingtonin ku takoi ë dërguarin e posaçëm për Ballkanin në Departamentit e Shtetit, Matthew Palmer. Hyseni është shprehur i sigurt se edhe Shtetet e Bashkuara do të bëhen pjesë e dialogut që ka nisur në Bruksel. “Do të shohim hapa konkretë të kyçjes […]

Wilson: Janë të nevojshme vendime dhe kompromise të vështira

Kosovën dhe Serbinë e presin vendime dhe kompromise të vështira dhe për këtë duhet me sinqeritet t’i tregohet publikut, ka thënë Damon Wilson, zv. President i Këshillit Atlantik. “E mirëpres ndihmën e Presidentit Vuçiq në përgatitjen e Serbisë për këtë proces dhe negociatat. Është më shumë se e nevojshme të ketë bisedë të sinqert me […]