Kryeministri Hoti, opozitës: Pres gatishmëri për bashkërendim rreth dialogut

Kryeministri Avdullah Hoti i ka bërë thirrje opozitës që të jetë e gatshme për t’u përfshirë bashkë me qeverinë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. “Pres nga opozita mirëkuptim dhe gatishmëri për të diskutuar e bashkërenduar veprimet e qendrimet e shtetit të Kosovës lidhur me dialogun në të ardhmën”, ka shkruar Hoti në Facebook, duke njoftuar […]

Thaçi: Presidenti e përfaqëson vendin, kështu e përcakton Kushtetuta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e përcakton që presidenti është ai që e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Kështu deklaroi Thaçi, duke thënë paraprakisht se “ne nuk jemi në garë me njëri-tjetrin, do të plotësojmë njëri-tjetrin. Ne edhe të bashkuar do të përballemi me vështirësi […]

Biserko: BE-ja ta deklaroj ‘të papranueshme’ ndarjen e Kosovës

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se ideja për ndarjen e Kosovës kërcënon stabilitetin dhe paqen në rajon. Përmes një komunikate, ajo ka kërkuar që Bashkimi Evropian njëzëri të deklarohet kundër ndarjes së Kosovës. “Ideja për ndarjen e Kosovës duhet të denoncohet si e papranueshme […]

ASHAK: Të mos lëshohet rasti për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Në një analizë dhe qëndrim rreth dialogut Kosovë-Serbi, përmes një komunikate për media, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka bërë thirrje që të mos lëshohet rasti “që nuk vjen shpesh” për arritjen e një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. “Dialogu me Serbinë duhet të merret më me seriozitet, duke mos e lëshuar […]

Osmani: Kuvendi do të insistoj për transparencë gjatë dialogut

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka takuar gjatë ditës shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando. Gjatë takimeve, rreth temës së dialogut Kosovë-Serbi, kryeparlamentarja ka thënë se nuk do të pranohet “asnjë version dialogu, me të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës”. “Kuvendi do të ketë rol të rreptë […]

Qeveria Hoti e sheh si ‘të pandashëm’ rolin e BE-së dhe SHBA-së në dialog

Kryeministri Avdullah Hoti e sheh si ‘të pandashëm’ rolin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në programin e qeverisë që ai drejton, miratuar të premten, nuk veçohet se cila nga fuqitë do të mund të kishte rol vendimtar. “Me qëllim që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, që rezulton […]

Bërnabiq nuk e konfirmon lajmin për pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës

Lajmin e publikuar një ditë më parë, ku thuhej se Serbia është pajtuar të ‘pezulloj’ fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, e ka quajtur tendecioz Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. “Ju kërkoni nga unë të komentoj lajme jozyrtare, që janë publikuar në mënyrë tendencioze dhe në kohë tendencioze”, ka thënë Bërnabiq, transmeton Radio […]

Hoti tregon prioritetet e qeverisjes së tij

Kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë së re e cila u zgjodh dje në Kuvendin e Kosovës. Në mbledhjen e sotme, Hoti ka falënderuar stafin mjekësor që  “treguan profesionalizëm të lartë me menaxhimin e pandemisë, policinë, bizneset private, ndërmarrjet publike”. Ai tha se prioritet i qeverisë së tij do të jetë […]