Mustafa parasheh votimin e qeverisë së re brenda ditëve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pret që brenda ditëve të ardhshme të mbahet seanca e Kuvendit për t’u votuar formimi i qeverisë së re. “Ekziston një mundësi që seanca të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia tjetër që të mbahet të hënën. Në qoftë se është gjithçka në rregull sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, […]

Kushtetuesja thotë se dekreti i presidentit ‘është në përputhshmëri’ me nenet e Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vlerësimin e saj rreth dekretit të kontestuar të Presidentit Hashim Thaçi për të drejtën e formimit të një qeverie të re pa thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme. Vendimi i së enjtes mbrëma i Gjykatës Kushtetuese pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin […]

Borrell: E ardhmja e Ballkanit është evropiane

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka ritheksuar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është evropiane, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. “Ne si BE jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre. Por, për ta bërë realitet të ardhmen evropiane për njerëzit e tyre, nuk ka kahje tjetër […]

Thaçi ‘nuk ka vullnet’ të jetë pjesë e dialogut drejtuar nga Lajçak

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk është në kontakt me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe se nuk ka vullnet të bëhet pjesë e bisedimeve kur ato të drejtohen nga diplomati sllovak. “Personalisht unë si president i vendit do t’i përgjigjem çdo ftese në veçanti sa i përket samiteve […]

Lajçak takon ambasadorët e vendeve nga Ballkani Perëndimor

Përfqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajqak, është takuar të hënën në Bruksel me ambasadorët e vendeve nga Ballkani Perëndimor. Në njoftimin e tij përmes faqes në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se gjatë takimit është zhvilluar bisedë konstruktive rreth situatës në rajon. “Dhe i informova ata [ambsadorët] rreth planeve që kam për të […]

Gjermania dhe Franca kërkojnë menjëherë rinisjen e dialogut

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian dhe homologu i tij gjerman Heiko Maas, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë kërkuar që dialogu Serbi-Kosovë të nis menjëherë. “Ne jemi të vetëdijshëm për shumë pyetje të hapura që duhen zgjidhur para arritjes së një marrëveshje. Nuk ka rrugë dhe zgjidhje të shpejta. Një qasje […]

Reka: Dialogu duhet të sjell njohjen reciproke

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka thënë se përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të sjell njohjen reciproke nga dy shtetet. Në një debat të organizuar nga Columbia University, Reka tha se pavarësia e shpallur e Kosovës ishte legjitime. “E ardhmja e Kosovës është si pjesë e civilizimit perëndimor, si një Republikë e […]

Kurti: Grenell e dëshiron marrëveshjen brenda vitit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mendon se një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë synohet të arrihet gjatë këtij viti, pasi këtë e dëshiron i Dërgurasi Special i SHBA-ve, Richard Grenell. “Dhe ka një nguti nga ambasadori Grenell i cili e sheh një mundësi historike për të prodhuar një marrëveshje pa u mërzitur […]

Thaçi kërkon ‘të mos demonstrohet’ dhe të respektohet vendimi i Kushtetueses

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe vendimet e saj të mos paragjykohen. Duke folur për vendimin e pezulluar nga Gjyakata Kushtetuese, rreth formimit të qeverisë së re, Thaçi tha se askush nuk e di se si do të jetë vendimi përfundimtar. “Askush nuk e din se si do […]