Shfuqizohet vendimi për përfitimet pas përfundimit të mandatit

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e qeverisë së kaluar që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre. Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se me këtë vendim do zvogëlohen shpenzimet. “Të  shfuqizohet vendimi për përfitimet e zyrtarëve pas mbarimit të mandateve të tyre. Kemi pasoja […]

Ministrja Haxhiu planifikon të anulojë procesin e noterisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të shqyrtohet baza ligjore për të parë se si duhet të veprohet me procesin e emërimit të noterëve. Në një intervistë për KosovaPress, ajo ka treguar se plani i saj është ta kthejë në pikën zero gjithë procesin. “Unë kam në plan që procesi i noterisë […]

Thaçi, Kurti dhe Osmani marrin pjesë në organizimin për Ditën e Pavarësisë

Organizimi i Presidentit Hashim Thaçi, për 12 vjetorin e pavarësisë, është nderuar me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryeparlamentares Vjosa Osmani. Siç raporton Gazeta Express, fjalimin e tij në këtë organizim Thaçi e filloi duke përshëndetur Kurtin dhe Osmanin. Gjithashtu, pas fjalimit, Thaçi ka shtrënguar duart me rendin e parë të të pranishmëve, […]

Rama falënderon donatorët duke cituar Biblën dhe Kuranin

Pas mbledhjes së shumës prej 1.15 miliardë euro, në Konferencën e Donatorëve, në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit të vitit të kaluar, Kryeministri Edi Rama është shprehur i habitur dhe “mistik”. “Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. Më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë.” […]

Borrell jep sinjale se dialogu nisë së shpejti

Pas formimit të qeverisë së Kosovës, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell pret që dialogu Serbi-Kosovë të nisë së shpejti. “Qeveria e Kosovës është formuar një javë më parë. Kosovarët nuk kanë pasur qeveri dhe nuk kanë mundur që të nisin bisedimet, por tani kanë qeveri” ka thënë Borrell në një […]

Shkrimtari serb kërkon nga Kurti që të padis Serbinë për krime lufte

Shkrimtari dhe aktivisti serb Milos Ciric ka uruar Kosovën në prag të 12 vjetorit të pavarësisë. Siç raporton Gazeta Express, në një opinin të publikuar në BalkanInsight, Ciric ka kërkuar që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të padis Serbinë për krime lufte dhe gjenocid. “Kryeministri i ri nuk duhet të bëjë premtime që ai nuk […]

Takohen Thaçi dhe Grenell, flasin për hapat e ardhshëm drejt dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me të dërguarin Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Takimi është mbajtur në Mynih të Gjermanisë. Thaçi ka shkruar në Twitter pas takimit, duke thënë se është diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Diskutuam për dialogun me Kosovën dhe Serbinë, dhe hapat e ardhshëm drejt […]

Vuçiç falënderon SHBA-në që këmbëngul për heqjen e taksës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është takuar me të dërguarin special të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Takimi ka ndodhur në Mynih të Gjermanisë, ku po organizohet Konferenca për Siguri. “Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është e rëndësisë më të madhe që amerikanët insistojnë për largimin e tarifës. E falënderoj Richard […]

Lajcak pritet të jetë Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Gjatë dy javëve të ardhshme mund  të mësohet emri i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Një ndër emrat e mundshëm për këtë detyrë është Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak. “Duket se do të mbetem i përkushtuar për Ballkanin gjithë jetën time. Në këtë moment, sido që të jetë, […]