Dita Botërore e AIDS: Evropianët ‘me vonesë’ e kuptojnë se janë të infektuar

Sot shënohet Dita Botërore e AIDS, ku përmes aktiviteteve bëhet njoftimi i qytetarëve rreth rrezikut të infektimit me HIV dhe që shkakton më pas çrregullime në sistemin imunitar të njohura si AIDS. Të dhënat e fundit lëshuar nga institucionet evropiane tregojnë se në vendet e Bashkimit Evropian diagnostifikimi me AIDS ka rënë për 9% që […]

Shoqata e gastronomëve kërkon heqjen e kufizimit të lëvizjes

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të largohen masat e kufizimit të lëvizjes, pasi sipas tyre ato nuk kanë sjellë uljen e rasteve të infektimit me koronavirus. “Këto politika që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, është evidente që nuk po arrijnë qëllimin e tyre, përkundrazi të […]

Hungaria dhe Polonia kundërshtojnë planin e BE-së për rimëkëmbje nga pandemia

Liderët e Polonisë dhe Hungarisë kanë deklaruar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë planin e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e fondeve për lehtësimin e ekonomive nga pasojat e pandemisë së Covid-19. Sipas propozimit të BE-së, paketa prej 750 miliardë euro për rimëkëmbjen e ekonomive të shteteteve të bllokut do të jetë e kushtëzuar me respektimin […]

Qytetarët e shohin qeverinë si më të korruptuarën, tregon sondazhi

Qeveria e Kosovës rezulton si më e korruptuara në sytë e qytetarëve, ka treguar një sondazh i bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Sondazhi ‘Besimi i qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë’ ka rezultuar se perceptimi më i lartë i korrupsionit rëndon mbi qeverinë e vendit, me 72 për qind. […]

Kuvendi i Kosovës në vështirësi, kërkohet shpërbërja e tij

As në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ndodhi miratimi i 35 pikave të mbetura nga mbledhjet e kaluara. Duke mos mundur të krijojë kuorumin e nevojshëm, seanca e sotme përfundoi njëjtë sikurse shumë të tjera para saj. Sot Kuvendi dështoi të miratoj shumë projektligje, rezoluta e marrëveshje ndërkombëtare. Nuk u arrit të […]

Vdes legjenda e futbollit, Diego Maradona

Ka vdekur në moshën 60 vjeçare legjenda e futbollit botëror, argjentinasi Diego Maradona. Më herët gjatë muajit është raportuar se ylli argjentinas kishte kaluar me sukses një operim, derisa me pas u raportua se do të trajtohej për problemet me varësine nga alkoholi. Në një postim në Twitter, gazetari i mirënjohur anglez Gary Lineker ka […]

Biden përgatitet: Jemi gati të udhëheqim botën

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrati Joe Biden deklaroi se SHBA-të janë gati “të udhëheqin botën” nën drejtimin e tij. Duke prezantuar ekipin e tij të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, Biden tha se “këta individë mishërojnë bindjen time esenciale se Amerika është më e fortë kur punon me aleatët […]

Shënohet rritje e dhunës në familje

Gjatë vitit 2020 është shënuar rritje në numrin e rasteve të raportuara për dhunë në familje. Të dhënat nga Policia e Kosovës kanë treaguar se gjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti janë raportuar 1,571 raste të dhunës, ku numri më i madh i viktimave janë gra. Nga 1,596 viktima të dhunës në familje, 1,222 kanë […]

Vaksina e Oksfordit po tregohet ‘shumë efektive’

Vaksina kundër koronavirusit, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, ka treguar efektshmëri të lartë në ndalimin e krijimit të simptomave të Covid-19 tek njerëzit, ka treguar një testim i gjerë i saj. Sipas testimit të fundit, rezultatet kanë teguar për një mbrojtje prej 70% të pacientëve, por hulumtuesit thonë se efektshmëria mund të arrij deri […]

Ushtarët australianë kryen ‘krime lufte’ në Afganistan, zbulon raporti

Ushtarë të forcave elitë të Australisë kanë vrarë paligjshëm 39 persona gjatë luftës në Afganistan, ka zbuluar raporti i një hetimi të shumëpritur. Pas katër vite hetime, Forca Australiane e Mbrojtjes (ADF) ka publikuar të gjeturat rreth veprimeve të paligjshme të disa prej ushtarëve australian gjatë luftës afgane. Në raport, ndër të tjera, thuhet se […]