‘Dialogu, deri tani ka qenë i gabuar’, thotë Konjufca

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të vazhdoj ashtu si është zhvilluar në të kaluarën, ka thënë kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca. “Mendoj që dialogu duhet të gjykohet prej asaj që ka ndodhë me 14 shkurt, rezultatit të zgjedhjeve”, ka thënë Konjufca për gazetarët, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. “Ky opsion që i […]

Naftali Bennet, është kryeministri i ri i Izraelit

Pas 12 vjetëve në postin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu më nuk do të drejtoj qeverinë e vendit të tij. Të dielën, në parlamentin izraelit me 60 vota për dhe 59 kundër u zgjodh kryeministri i ri. Ai është Naftali Bennet. Bennet, nacionalist i krahut të djathtë, do të udhëheqë një koalicion partish, transmeton […]

Vendet e G7 me masa të rrepta kundër ndryshimeve klimatike

Dita e fundit e samitit të vendeve të G7 pritet të rezultoj me një marrëveshje që do të parashoh masa të rrepta ndaj termocentraleve me qymyr që nuk kanë teknologji për të kontrolluar emitimin e karbonit. Samiti po mbahet në Cornwall të Mbretërisë së Bashkuar dhe marrëveshja pritet të arrihet pas paralajmërimeve nga historiani i […]

Shqipëri, votohet për kreun e Partisë Demokratike

Partinë Demokratike të Shqipërisë është duke u zhvilluar votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Votimi ka nisur në mëngjesin e së dielës dhe do të zgjas deri në ora 19:00. Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka votuar në selinë blu, ku ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat. “Dua […]

Zgjedhjet lokale do të kushtojnë rreth 7.5 milionë euro

Organizimi i zgjedhjeve lokale gjatë këtij viti në Kosovë do t’i kushtoj buxhetit të vendit rreth 7.5 milionë euro. Përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve kanë filluar në fillim të vitit, ka thënë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. “Natyrisht, sa më shumë kohë të na lihet në dispozicion, KQZ do të ketë mundësi […]

Shqipëria do të jetë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB

Gjatë viteve 2022-2023, Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si anëtare e përkohshme. Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë shtete anëtare të përhershme kurse dhjetë vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy […]

Vendet e G7 planifikojnë një miliardë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta

Një miliardë doza të vaksinës kundër Covid-19 planifikohen të shpërndahen për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, është paralajmëruar në samitin e G7-tës. Liderët e vendeve të G7-tës kanë filluar samitin që po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendet e G-7-ës që do të takohen të […]

Biden do të mirëpresë Merkelin në Shtëpinë e Bardhë

Me qëllim të “thellimit të lidhjeve bilaterale”, më 15 korrik do të zhvillohet një takim në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe Kancelares gjermane Angela Merkel. Siç transmeton REL, takimi është konfirmuar nga zëdhënësja e presidentit amerikan, Jen Psaki. Biden dhe Merkel u takuan të premten gjatë zhvillimeve në samitin e grupit […]

Rama: ‘Meta turpëroi popullin shqiptar’

Në prag të votimit për shkarkimin e Presidentit shqiptar Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se Meta “tradhtoi misionin” e të parit të vendit. “Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi me statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Meta ka tradhtuar […]

Regjistrimi i popullsisë shtyhet për vitin tjetër

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm. I paraparë për vitin 2021, regjistrimi është shtyrë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, transmeton Koha.net. Kostoja për këtë regjistrim pritet të jetë mbi 10 […]