Ndërtesa më e bukur për vitin 2021 është një spital në Bangladesh

Çmimi ndërkombëtar RIBA-s për vitin 2021 është fituar nga ndërtesa e spitalit “Friendship” i arkitektit Kashef Chowdhury i cili u ndërtua prej tullave të kuqe në vlerë prej 2 milionë dollarësh. Ndërtesa me dizajnin e vet unik mbledh ujin e shiut duke krijuar një ambient të këndshëm me ujëvarë dhe lumenj të rrjedhshëm në harmoni […]

Vdes komediani amerikan Bob Saget

Është gjetur i vdekur aktori dhe komediani i mirënjohur amerikan Bob Saget. Familja e aktorit njoftoi se 65 vjeçari është gjetur i vdekur në dhomën e tij në Ritz-Carlton Hotel në Orlando gjatë ditës së dielë. Detajet në lidhje me vdekjen e Saget ende mbeten të paqarta, transmeton BBC. Aktori, një veteran i stand-up komedisë, […]

BBC sjell trailerin e ri për ‘Peaky Blinders’

BBC publikoi të shtunën trailerin e parë për Sezonin 6 të serisë tepër të popullarizuar Peaky Blinders me gangsterët e Birminghemit të fillim shekullit të 20-të. Promo videoja prej 90 sekondave tregon bosin e krimit, i shëndruar në politikan, Tommy Selby, personazhi kryesor i cili luhet nga artisti Cillian Murphy duke qëlluar me automatik dhe […]

“Spider-Man: Far From Home” mbetet në krye të klasifikimeve

“Spider-Man: Far From Home” është filmi numër një në Amerikën e Veriut për të tretin vikend radhazi. Se shumica e amerikanëve dhe kanadezëve kanë përzgjedhur që të kalojnë pushimin duke vizituar kinematë për të parë versionin më të ri të superheroit Spider Man e tregon shifra e fituar prej 52.7 milionë dollarëve vetëm për dy […]

Shqipëria për herë të parë në Bienalen e Beogradit

Shqipëria është bërë pjesëmarrëse për herë të parë në bienalen e arkitekturës së Ballkanit të organizuar në Beograd.   Në kinemanë qendrore të Beogradit, në sheshin ‘Republika”, shteti shqiptar u përfaqësua me disa studio arkitekture. Njëri prej tyre arkitekti Maks Kola. Në fasadën kryesore të objektit publik është i stilizuar obelisku i Kuvendit të Lezhës, […]

Një grua tjetër akuzon aktorin Chris Noth për abuzim seksual

Një grua tjetër, e katërta me radhë, ka akuzuar për abuzim seksual aktorin Chris Noth. Këngëtarja e muzikës pop, Lisa Gentile ka thënë se aktori e kishte sulmuar seskualisht rreth 20 vite më parë, në shtëpinë e saj në Neë York pasi e kishte përcjellur në shtëpi pas një nate në restaurant. Gentile ka thënë […]

Vdes autorja e mirënjohur Joan Didion

Shkrimtarja dhe eseistja e mirënjohur amerikane Joan Didion ka vdekur në moshën 87 vjeçe. Ajo do të mbahet në mend për stilin e saj të veçantë në shkrimet rreth qështjeve shoqërore dhe komentimet personale, veqanërisht përmes dy librave  “The White Album” dhe “The Year of Magical Thinking”. Botuesi i shkrimtares, Penguin Random House, njoftoi se […]

‘Quo Vadis, Aida?’ fiton çmimin kryesor në Festivalin Evropian të Filmit

Filmi Quo Vadis, Aida? ka fituar çmimin kryesor në edicionin e 34-të në Festivalin Evropian të Filmit. Filmi boshnjak përshkruan tmerret e masakrës së Srebrenicës gjatë luftës në Bosnje dhe përpjekjet katastrofike të forcave paqëruajtëse të OKB-së për parandaluar këtë masakër në vitin 1995.      Jasmila Žbanić mori çmimin për regjisoren më të mirë, derisa […]

Publikohet botimi i dytë i monografisë për aktorin Bekim Fehmiu

Me njëzet tekste të reja nga shtypi italian është plotësuar botimi i dytë i monografisë për aktorin shqiptar Bekim Fehmiu. “Një vlerë e tillë fare ka qenë Bekimi me përmasa ndërkombëtare do të ishte keq të mos ishte i pranishëm dhe me te të mos njihen sidomos gjeneratat e reja sepse gjeneratat e vjetra e […]

Shkrimtarja shqiptare në mesin e 20 librave më të mirë sipas The Times

Libri autobiografik i shkrimtares shqiptare Lea Ypi është përzgjedhur si një nga top 20 librat më të mirë të vitit 2021, në zhanrin e librave të memoareve dhe të biografive sipas gazetës britanike The Times. “E LIRË” (Free: Coming of Age at the End of History) është vepra e autores shqiptare që tregon për përjetimin […]