Lajçak: Parimi i dialogut është të mos mbesin çështje të pazgjidhura

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të lë çështje të hapura në fund, ka thënë i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. “Çështja kyçe ose parimi i tërë këtij procesi është që në fund të fundit të mos ketë çështje të hapura ose të pazgjidhura. Kemi të bëjmë me çështje që […]
Pa Asociacionin nuk mund të ketë normalizim, thotë Lajçak

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë thirrje që palët të përgatiten për të diskutuar rreth implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Implementimi do të jetë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Për detaje për Asociacionin duhet dakorduar si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes. Nuk duhet të ketë mungesë […]
Hoti flet në Kuvend për 100 ditët e qeverisjes, kritikohet nga opozita

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur para deputetëve të Kuvendit për 100 ditët e qeversijes së kabinetit të tij. “Gjatë këtyre 100 ditëve kemi patur zero afera korruptive”, ka thënë, ndër të tjera, Hoti në fjalimin e tij. Duke përmendur prioritetet e Qeverisë së drejtuar nga ai, Hoti ka thënë se Kosova është shembull […]
Ministri i Jashtëm grek viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, po viziton Kosovën, derisa është pritur në Prishtinë nga homologja e tij kosovare Meliza Haradinaj-Stublla. Pas mbërritjes, Dendias është pyetur nga gazetarët rreth mundësisë së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti grek. “Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy […]
Varhelyi: Duhet t’i bindim shtetet për liberalizimin e vizave

Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, por kjo nuk mjafton, ka thënë Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai tha se duhet bindur vendet anëtarë të Bashkimit Evropian. “Vlerësimi ynë mbetet se i keni përmbushur të gjitha kushtet, por nuk mjafton vetëm vlerësimi ynë, duhet […]
Raporti i KE-së: Korrupsioni në Kosovë është i përhapur, mungon vullneti politik për ta adresuar

Raporti i fundit i Progresit nga Komisioni Evropian e thekson se në Kosovë vazhdon të jetë i përhapur korrupsioni dhe ky është një shqetësim serioz. “Nuk ka vullnet të fortë politik për të adresuar në mënyrë efektive çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin si dhe një përgjigje të fuqishme të sistemit juridik ndaj korrupsionit […]
Vuçiq: BE nuk na ofroi gjë, SHBA po japin ndihmë ekonomike

Bashkimi Evropian nuk i ofroi asgjë të madhe Serbisë derisa Shtetet e Bashkuara po kujdesen për ndihmë ekonomike, është shprehur presidenti serb Aleksandar Vuçiq. “Ju na thoni ne të votojmë për pavarësinë e Kosovës, pastaj rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë, kjo është një asgjë e madhe. Askush nuk na garanton ne […]
Trump ‘e inkurajon’ Ramën të zhvendos ambasadën në Jeruzalem

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar një letër nga Presidenti amerikan Donald Trump. Në letrën që Rama e ka shpërndarë në Facebook, ndër te tjera Trump e falënderon kryeministrin shqiptar për mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Në fund të letrës, Trump i bënë thirrje Ramës që të konsideroj zhvendosjen e ambasadës […]
Ministrja e jashtme zhvillon ‘bisedën e parë historike’ me homologun izraelit

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj izraelit Gabriel Ashkenazi. Duke e cilësuar si “telefonatën e parë historike”, ajo ka treguar se për çfarë është biseduar. “Diskutuam mbi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe ndikimin e […]
Kosnett nuk pret trazira, ‘Gjykata Speciale të bëjë punën e vet’

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë thirrje që të mos pengohet puna e Gjykatës Speciale. “Me rëndësi është që Gjykata të lihet të bëjë punën e vet”, ka thënë Kosnett gjatë një bisede online me gazetarët e mediave kosovare. Kur është pyetur nëse pret trazira pas arrestimeve të Gjykatës Speciale, ambasadori amerikan ka […]