BE paralajmëron Bosnjën për rrezikun e humbjes së investimeve

Bashkimi Evropian i ka dhënë një paralajmërim Bosnje dhe Hercegovinës për rrezikun e humbjes së investimeve në infrastrukturë. “Jemi ende në pritje të vendimeve të caktuara që do të sigurojnë investime të konsiderueshme. Përndryshe, ekziston rreziku që këto investime infrastrukturore (nga BE-ja) të humbasin,” ka thënë Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi të mirë dhe […]
Bullgarisë i kërkohet të zgjidh ‘përfundimisht’ mosmarrëveshjet me Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Bullgaria “një zgjidhje përfundimtare” në lidhje me mosmarrëveshjet me Maqedoninë e Veriut që po e pengojnë këtë të fundit të hap negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Shpresojmë që të lini mënjanë mosmarrëveshjet tuaja dhe të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në […]
Kurti: Nuk jemi në mesjetë për t’i shkëmbyer territoret

Është në natyrën e autokratëve të bëjnë shkëmbime të territoreve si në mesjetë, ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kur është pyetur rreth ideve për shkëmbim të territoreve në rajonin e Ballkanit. “Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje […]
Rikthehet Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje para vitit 2024

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se nuk pret të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare para atyre të vitit 2024. “Kemi shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe presim rritje të shumicës. Nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare,” është shprehur Zaev. Këtë deklaratë, kryeministri maqedonas e bëri shtatëmbëdhjetë ditë pasi njoftoi se ka ofruar […]
Brnabiç reagon pas thirrjes për t’i dhënë fund ‘skllavërisë moderne’ në Serbi

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka reaguar pas kritikës së euro-deputetes gjermane Viola Von Cramon në lidhje me protestën e punëtorëve vietnamez të angazhuar në territorin e Serbisë. “Në çdo prononcim ajo është kundër Serbisë, haptazi lobon për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës dhe në të njëjtën kohë i komenton zhvillimet e brendshme […]
Jeffrey Hovenier konfirmohet Ambasador i SHBA-së në Kosovë

Jeffrey Hovenier është konfirmuar si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e emëroi në korrik diplomatin Hovenier për postin e ambasadorit të Kosovës. Hovenier është një diplomat karriere në Departamentin e Shtetit, i cili së fundmi ka shërbyer si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuata në Ankara […]
Giacobbe takon Kurtin, diskutojnë ‘planet për arritjen’ e marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-së Nicholas Giacobbe, ku ndër të tjera kanë biseduar për dialogun me Serbinë. Përmes një postimi në Twitter, zyrtari amerikan ka lënë të kuptohet se një marrëveshje gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodh gjatë mandatit […]
‘E pritshme’ marrëveshja me Serbinë gjatë mandatit tim, thotë Kurti

Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është “e pritshme” të ndodh gjatë mandatit të qeverisë së tanishme, ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. “Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia,” është shprehur Kurti gjatë një interviste për REL. Ai i bëri ndërlidhje marrëveshjes me kohëzgjatjen e […]
Vëzhguesit e BE-së i japin notë pozitive balotazhit në Kosovë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale i mbajtur të dielën në Kosovë është vlerësuar me notë pozitive nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian. Të dhënat e prezantuara të martën, mbledhur nga 269 vëzhgues të BE-së, e kanë vlerësuar mirë procesin e votimit në balotazh. “Vëzhguesit e BE-së vlerësuan votimin dhe numërimin në mënyrë pozitive, votimi u […]
Borrell: Ka tendenca që dëmtojnë unitetin e Bosnjës

Situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor nuk është e mirë, ka thënë Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në lidhje me situatën politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, diplomati evropian është shprehur se “ka tendenca që dëmtojnë unitetin e vendit, zhvillimin dhe rrugën e tij evropiane”. Ai i bëri këto komente para […]