Macron: Mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës, çështje e sigurisë evropiane

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka vlerësuar si thelbësor ndërmjetësimin e BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është çështje e sigurisë evropiane, prandaj është qenësore që Bashkimi Evropian të udhëheqë ndërmjetësimin mes dy palëve në mënyrë që të përfundojë në të mirë”, ka thënë Macron gjatë Samitit të […]
Thaçi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës të ngritura nga Dhomat e Specializuara. Gjatë paraqitjes së tij të parë në Hagë, para gjykatësit të procedurës paraprake, Thaçi tha se aktakuza kundër tij është “e paqëndrueshme” dhe tha se është i pafajshëm “plotësisht”. “Deklarohem i pafajshëm për të […]
Mustafa: Të bëhemi bashkë në interes të vendit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e sheh të nevojshme formimin e një platforme “për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar dhe rikujtuar luftën e pastër të UÇK-së”. Mustafa është shprehur i gatshëm të bisedoj me të gjithë për të mbështetur të akuzuarit nga Gjykata Speciale. “Të kujdesemi për mbrojtjen e tyre, sepse ata tani janë vetëm […]
Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA

Demokrati Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas fitores në Pennsylvania, kandidati demokrat është fitues i zgjedhjeve dhe president i radhës i SHBA-ve. Ai fitoi kundër kandidatit republikan, presidentit të deritanishëm Donald Trump. Pas fitoes në Pennsylvania, Biden ka arritur të siguroj 270 votat elektorale të domosdoshme për t’u […]
Thaçit i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, dorëhiqet si president

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës. Përmes një konference për media, presidenti i deritanishëm i Kosovës ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë. “Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e […]
Biden triumfon

Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA Demokrati Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas fitores në Pennsylvania, kandidati demokrat është fitues i zgjedhjeve dhe president i radhës i SHBA-ve. Ai fitoi kundër kandidatit republikan, presidentit të deritanishëm Donald Trump. Pas fitoes në Pennsylvania, Biden ka arritur të siguroj […]
Mustafa: Dialogu po e humb kuptimin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon që Bashkimi Evropian të jap një shpjegim se si mund të rezultoj në njohje reciproke dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pas formimit të qeverisë së re serbe. Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka theksuar se gjatë betimit të ministrave në qeverinë e re të Serbisë […]
Maas: S’ka alternativë tjetër veç marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të çoj në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. Diplomati gjerman ka shprehur përkrahje për rifillimin e dialogut të lehtësuar nga i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. ”Zgjidhja është e vonuar. Ndaj jam shumë mirënjohës që Miroslav Lajçak […]
Kurti: Zgjedhjet janë të domosdoshme

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk mund të vonohet për një kohë të gjatë. “Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, ka […]
Hoti: Dialogu është çështje muajsh, nuk e di përfundimin

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë do të zgjas edhe për disa muaj, por nuk mund ta parashikoj se si do të përfundoj. “Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet […]